Patëm dashur dikur një Gjithçka,
Asaj i dhamë besën fisnikërisht,
Koha iku e Ajo kish gabuar,
Pastërtia jonë zhgenjeu marrëzisht!
Divorci erdhi ngadalë, pa u ndie,
Me Atë që thoshim, do të rronte sa Bota,
Ashtu, si një gështenjë zgurliqe, e vjetër,
U këput përsë-kthjellti u ba copa-copa.
Kështu, Gjithçkaja, përfundoi në Hiçgjë.
Ne, (Ti as Unë), nuk i patëm faj asnjë pikë,
Paska qenë besa, e lidhur “për shkume”,
Zhgënjimi, si hije do na ndjekë përditë.
./.
Tiranë, qershor, 1991
-Nga librI “RROKADA…(politike)”, Kristalina KH, Tiranë 2016-
-Per Limit.al Fund-Shkurti 2019-