Por nëse doni të ruheni nga aborti spontan, duhet të dini simptomat që e paralajmërojnë.
Më poshtë, ju rendisim disa nga simptomat e abortit që sapo t’i vini re, vizitoni me urgjencë doktorin për të parandaluar ndonjë fatkeqësi!
Keni shumë gjakderdhje
Po, gjakderdhja është një shenjë e rëndësishme e abortit! Në rastet kur përjetoni shumë gjakderdhje dhe është në ngjyrë të kuqe, atëherë duhet të tingëllojnë këmbanat e alarmit. Gjithashtu, mund të përjetosh gjakderdhje nga planceta në zhvillim, thekson “Woman’s Health”.
Keni mpiksje gjaku
Mpiksja e gjakut është një arsye e mirë për të telefonuar doktorin tuaj. Disa mpiksje të gjakut mund të rriten aq shumë saqë marrin përmasat e një limoni, shpjegon “Woman’s Health”. Trupi juaj mund të krijojë edhe lëngjet vaginale! Pra, nëse jeni shtatzënë dhe vëreni diçka të çuditshme që del nga vagina, mos nguroni të shkoni urgjent tek mjeku!
Ke dhimbje dhe ngërçe
I keni parasysh dhimbjet e periodave?! Epo, në momentin që përjetoni abortin, ngërçet janë ato kryesore që përjetohen por sigurisht që më të fuqishme. Nëse përjetoni gjakderdhje dhe ngërçe pasi të mësoni se jeni shtatzënë, është momenti të lajmëroni urgjencën!
Keni dhimbje të forta kurrizi
Ashtu siç ngërçi, një ndër dhimbjet e tjera të fuqishme që tregon se shtatzënia nuk është e shëndetshme janë dhimbjet e mesit. E dimë që u bëmë bajat me fjalinë vizitoni mjekun, por revista “Woman’s Health” sugjeron të mos e nënvlerësoni këtë dhimbje.
Doktori juaj nuk e gjen dot rrahjen e zemrës së bebit
Të jemi të drejtë, kjo nuk është një simptomë, sepse ndonjëherë aborti nuk vjen me paralajmërim. Por thjesht si pa e kuptuar, të gjitha simptomat që kishit gjatë shtatzënisë.