Shqipëria renditet në vendin e 43-të në botë sa i përket shëndetit, me një rritje prej 7 shkallësh krahasuar me vitin e mëparshëm, sipas edicionit 2019 të Indeksit të Shëndetit të Bloomberg, i cili rendit 169 ekonomi sipas faktorëve që kontribuojnë në shëndetin e përgjithshëm.
Katër vende të tjera europiane ishin ndër 10 vendet më të mira në vitin 2019: Islanda (vendi i tretë), Zvicra (vendi i pestë), Suedia (vendi i gjashtë) dhe Norvegjia (vendi i nëntë). Japonia ishte kombi më i shëndetshëm aziatik, duke u renditur tre vende nga sondazhi i vitit 2017 në vendin e katërt dhe duke zëvendësuar Singaporin, i cili ra në vendin e tetë. Australia dhe Izraeli renditen ndër 10 vendet e para në vendin e shtatë dhe të dhjetë.
Në rajon, habisin malazezët, të cilët renditen në vendin e 41-të, më të shëndetshmit në Ballkan. Boshnjakët ndjekin në renditje, në vendin e 42 të të gjithë listës së studiuar. Ndërsa Serbia e 55-a dhe Maqedonia e 56-a, janë më pak të shëndetshmit në rajon, sipas indeksit. Megjithatë, studimi thekson se përmirësimin më të lartë e ka arritur Shqipëria, e cila ka ngjitur 7 shkallë nga të dhënat e një viti më parë.
Indeksi klasifikon kombet bazuar në variablat duke përfshirë: jetëgjatësinë duke studiuar përdorimin e duhanit dhe obezitetin. Gjithashtu, merr në konsideratë faktorët mjedisorë, duke përfshirë aksesin në ujë të pastër dhe kanalizimet.
Spanja ka jetëgjatësinë më të madhe midis kombeve të Bashkimit Europian dhe ndjek vetëm Japoninë dhe Zvicrën në nivel global, tregojnë të dhënat e Kombeve të Bashkuara.
Ekonomitë subsahariane përbënin 27 nga 30 vendet jo të shëndetshme në renditje. Haiti, Afganistani dhe Jemeni ishin shtetet e tjera qe renditeshin më poshtë në këtë klasifikim. Mauritius ishte më i shëndetshmi në grupin e nën-Saharasë, në vendin e 74-t në nivel botëror, pasi kishte normën më të ulët të vdekjeve nga sëmundjet ngjitëse në një rajon.
Sipas një studimi të mëparshëm, Shqipëria renditet e 27-a nga 35 shtete europiane në Indeksin e Shëndetit Konsumator 2017 të matur nga Health Consumer Powerhouese, duke shënuar një përmirësim me 5 vende në krahasim me vitin e kaluar. Shqipëria, me 596 pikë, thotë raporti, e shmang vendin e fundit, vetëm për shkak të ecurisë së mirë në aksesin e shërbimeve.
Metodologjia
Bloomberg vlerësoi variablat e shëndetit dhe rreziqet duke filluar nga ato të natyrës së sjelljes ndaj karakteristikave mjedisore. Indeksi përfundimtar përfshinte vetëm vendet me të paktën 0.3 milion popullsi dhe të dhëna të mjaftueshme. Sipas OBSH, vetëm 169 shtete i plotësuan kriteret për t’u përfshirë në studim.