Reshat Nurboja
Lejuam, ndihmuam dhe vetë i shkatruam kullat, monumentet e vjetra arsimore e kulturore, varrezat, parqet, rrugët, artin, kulturen, identitetin tone 3000 vjeçar e çka jo tjetër…A do të vazhdojmë me shkatrrimin edhe të lumbardhit apo vertetë do t’i themi vetit e gjithë të tjerëve Boll mo…!
“Pejë” a e ke “pernime” ketë here…?!
Dua të besoj e shpresoj se këtë herë Peja, partitë politike, shoqëria civile, kuvendi i komunës e në veçanti, kryetari i kësaj komune dhe komuniteti përkatës e ka sinqerisht kundershtimin e mos lejimin e ndertimit të 5 hidrocentraleve mbi lum, e nuk do të ndryshojnë çasje, mendim e qendrim pas “reflektimit të arritur” sipas kërkesave e sygjerimeve të shefave të tyre partiak e politikë apo donatorëve biznisor, shtetror e ndërkombëtar …Shpresoj dhe dua të besoj se ky kundërshtim aktual është i sinqert e nuk do ta ketë fatin e demarkacionit të kufirit të Pejës – Kosovës me Malin e Zi…. Edhe atëherë fillimisht i madh e i vogël e kundershtonin marrëveshjen e arritur “politike”… Kendonin këngen ” od Çakora (e jo nga Kuqishta) pa do mora to je zemlja Crnagora…”…
Në protesta, televizione gazeta e portale deshmonin me letra, dokumente e tapia aq përmallshëm sa që nga zelli e fjalët patriotike kundërshtuese e garantuese se kufiri është dhe do të mbetet në Çakor e askund tjetër, u dridheshin bjeshkët, ndertesat dhe vet toka në të gjithë Ballkanin e më largë…Nga fjalët e tyre boqiste jo vetëm Peja e Rugova por edhe e gjithë Kosova…
Por kur erdhi koha e “lakmisë” dhe pazaret për poste, karierë e ndoshta edhe diçka tjetër, “njerëzit reflektuan, u bënë të mençur, të ditur e patriot” dhe siq thanë e po thojnë: për interes të shtetit e të kombit e që populli të fitoj të drejten me shetitë e me pa evropen e mundën veten, flijuan dinjitetin e tyre njerëzor, familjar dhe kombëtar dhe vetë të paret qiten gisht në atë që me aq ngulm e kundershtonin në fillim…
Shkuan mbi 8200 hektarë territor e populli, evropen vazhdon ta sheh vetëm në televizor e edhe aty rrallë…! Dua të besoj se një fund të tillë nuk do të ketë Lumbardhi i Pejës, se pastaj do të degjojmë se po e lejojnë ndertimin e hidrocentraleve për zhvillimin ekonomik të Pejës, për punësimin e të rinjëve e idiotizma të tilla e të ngjajshme…! Vetetë irrituese e ofenduese…!