Preng Bib Doda (Gjomarkaj) ishte djali i vetëm i Princit të Mirditës Bib Doda.
Lindi në vitin 1860 dhe u vra në vitin 1919, Preng Bib Doda jo vetëm që ishte Princi i Mirditës por dhe Zëvendëskryeministër (25 dhjetor 1913 – 03 shtator 1914), Ministër i Punëve Botore (14 mars 1914 – 20 maj 1914), Ministër i Punëve të Jashtme (28 maj 1914 – 03 shtator 1914), përsëri Zëvendëskryeministër 25 dhjetor 1918 – 22 mars 1919.
Princi i Mirditës Preng Bib Doda mori pjesë dhe në Lidhjen e Prizrenit, u internua për 27 vjet me rrallë nga Perandoria Osmane në Anadoll.
Bashkë me Arbëreshin Terenc Toçin me 26 prill 1911 formoi qeverinë e Mirditës dhe në prezencë të delegatëve të ardhur nga Malsia e Kosova shpalli pavarsinë e Shqipërisë dhe ngriti flamurin kombëtar në Kishën e Shën Markut në Bajrakun e Fanit.
Gjithashtu 3 herë ishte kandidat për Mbret të Shqipërisë, shtypi kryengritjen e Haxhi Qamilit që donte të hynte në Durrës dhe mori nën kontroll situatën e krijuar.
Me 22 mars 1919 kur po kthehej nga Durrësi i shoqëruar dhe nga konsulli anglez Eden, sapo kanë kaluar me makinë Lumin Mat në rrugën për Shëngjin i zënë pritë dhe e vrasin.
Flitet se vrasjen e bërën Cokajt nga Malësia, disa thonë se vrasja u krye me porosi të italianëve e disa thonë me porosi të serbëve, por Esat Pasha që u vra me 13 qershor 1920 në Paris në asnjë vend nuk përmendet që mund të ketë patur dorë në vrasjen e Princit të Mirditës.
(Mos harrojmë se Princi Preng Bib Doda ishte Nuni i Napoléon Bonaparte III të Francës)
A mund të tregoje ndonjëri nga ju se kush e vrau Princin e Mirditës dhe pse?!