Qytetarët e Kosovës të cilët marrin leje qëndrim në Suedi, për t’u pajisur me numra personal, duhet të regjistrohen në një nga zyrat e Administratës Tatimore (Skatteverket) të këtij shteti.

Mirëpo në vend se ky institucion t’i regjistrojë vetëm si shtetas të Kosovës, ata po regjistrohen si shtetas të Serbisë dhe kjo gjë po i shqetëson ata, shkruan Nobelpress.