Te dashur miq, sot vizitova një ekspozitë të piktorit të shquar shqiptar Avni Delvina dhe të kuruar nga një tjetër, një nga piktorët më të talentuar të kombit, zoti Dhalles, ekspozitë e frymëzuar nga transformimi i madh që presidenti Trump solli me fitoren e tij. Zoti Delvina dhe zoti Dhales janë nga ata shqiptarë, që u përballën ndër të parët me diktaturën në korrik të vitin 1990; morën rrugët e dolën në vendet e lira dhe shkëlqyen me talentet e tyre. I dhanë Shqipërisë dhe shqiptarëve emër të mirë kudo që shkuan me vepra arti të arrira, të vlerësuara nga mbarë kritika e vendeve ku kanë ekspozuar.

Me këtë rast unë shpreh urimet e mia më të përzemërta, por njëkohësisht dënoj gjendjen e mjeruar, asgjesimin që i bëri zhgarravitësi i droguar, pikturës shqiptare. Siç e shihni, nuk ka më ekspozita. Ekziston një galeri, e cila mund të bëjë çdo gjë tjetër, por nuk guxon të hapë një ekspozitë të një piktori sepse zhgarravitësi mendon në paranojën e tij se vetëm zhgarravinat e tij që në fakt janë antiart do t’i paraqesë për art dhe nuk mund të konkurohen. Por çdo gjë e ka një fund dhe ky fund është i afërt.