Erdha në Prizren,
gjeta vëllan,
Arbrin e dashur,
që më priste,me ardhë.

Erdha në Prizren
e gëzuar, me dëshirë.
Në rrugë të kalldremta,
gjeta një copë Korçë,
një copë Gjirokastër
të zbukuruara si qilim.

Erdha në Prizren.
Gjeta urat që bashkojnë brigje;
gjeta urën e dashurisë,
të ndërtuara heret
me besën e bashkimit.
Gjeta gjithë ilirinë
në udhë përjetsie.

Erdha në Prizren.
Në një shpat,
-një mbi një dritaret ,
-kishën dhe xhaminë
në një oborr;
gjeta një copë Berat.

Erdha në Prizren.
Të lartë e pash Kalan,
gjeta puthaqiejt, Shkodër,
Gjirokastër, Durrës,Berat,
Dibër dhe plot kala të lashta,
nga më të lashtat në Ballkan.

Erdha në Prizren,
gjeta shatërvan,
-gurgullimë frymzimi kristalor,
me uj-burimjetë
si prroje me ujvarë.

Erdha në Prizren.
Gjeta Shtëpinë e Lidhjes së Prizrenit,
– fijet vëllezërore të lidhjes shqiptare,
-fijet strukturore të lidhjes së trojeve Ilire;
-fijet e pjedestalit
të formimit të shtetit.

Erdha në Prizren
Gjeta qiellin e shkruar
me vargje poetësh,
-dashuriylberore,
pikturuar ëngjëllin tonë Kombëtar,
strategun e liris Dardane,
strategun e paqes shekuj të munguar;
me mbiemër-frymëmarrje të trojeve tona,
e gjeta legjenden-Ibrahim Rugova.

Erdha në Prizren.
E gjeta nderimin,
gjeta përkrahjen, mora adhurimin,
miqtë me zemra hapur,
më falën fluturimin.

Erdha në Prizren.
E gjeta bujarinë,
gjeta unitetin kombëtar;
gjeta dashurinë;
Gjeta Prizrenin e ri, të lartuar
në pjedestalin-histori
Sa mirë që erdha!
E gjeta gjithë Shqipërinë.

Fotografia e Alisa Berisha
Fotografia e Alisa Berisha
Fotografia e Alisa Berisha