Përbërësit për 4 persona:

• 400gr makarona me forma
• 2 speca të kuq
• 1 thelp hudhër
• borzilok sipas dëshirës
• pak majdanoz
• 40gr stika pishe
• 40gr parmexhan i grirë
• 4 lugë gjelle vaj
• kripë

Përgatitja:

Ngrojeni furrën ne temperaturën 240°C. Piqini specat për rreth 40 minuta. Lërini me pas të ftohen dhe hiqjuani lëkurën. (Mund t’i piqni specat edhe në sobë, ose në zgarë).

Largojuni me pas edhe farat dhe i grini. Majdanozin dhe borzilokun pastrojeni dhe grijeni hollë. Stikat i vendosni në një tigan dhe i piqni pak. Gjysmat përziejini me hudhrën, majdanozin e borzilokun dhe 3 lugë vaj. Shtoni kripë. Zieni makaronat. Specat e pjekur të grirë skuqini dhe pak në tigan me 1 lugë vaj.

Pasi makaronat të bëhen, kullojini. Shtoni sipër specat, salcën e përgatitur me stikat, hudhrën dhe erëzat si dhe pjesën tjetër të stikave qe kishit hequr mënjanë. Përziejini mirë, shtoni sipër parmexhanin dhe shërbejini.