Situata aktuale eshte krejtesisht anormale por nuk eshte aksidentale. Kjo situate eshte pasoje e nje procesi te rende antidemokratik qe gradualisht ka cuar ne asgjesimin e shtetit ligjor, apo ne kapjen e cdo institucioni te ketij shteti nga nje njeri i vetem, jashte cdo parimi demokracie, pa asnje votim apo mendim ndryshe.
Deri ketu mberritem pasi Rama kerkoi me cdo cmim te siguroje cdo pushtet dhe cdo zyre ne kete vend. Edhe kur kete uzurpim pushtetesh ia ndalon kushtetuta, atehere ai nga njera ane asgjesoi fare Gjykaten Kushtetuese dhe askush nuk con dot asnje paudhesi te Rames te gjykohet per kushtetutshmeri, ndersa nga ana tjeter bleu me shume para nderkombetaret qe te thone nje fjale te mire si bicim “nuk u be qameti se u shkel kushtetuta edhe kesaj here”. Kete e pame shume here kur njerezit e Soros te dorovitur me pushtet diplomatik deklaruan haptaz shprehje anormale dhe antidemokratike si “le ta marre drejtesine ne dore Rama meqe fitoi zgjedhjet” ose “nuk ka nevoje per votat e opozites per reformen ne drejtesi” ose “qeveria ka te drejte te ndryshoje kushtetuten pa pyetur parlamentin ne raste te vecanta”, me tej ne gatitjen e disa drafteve te reformes ne drejtesi qe u konsideruan “Kapje e Drejtesise” nga Komisioni i Venecias, apo ne dergimin e perkthimit te fallsifikuar ne Komision te Venecias.
Jemi ne piken kur nje njeri (jo nje force politike por nje njeri i vetem me disa shoke te vet – sipas socialistes A. Dade) ka zaptuar cdo institucion qofte edhe kushtetues te pavarur te vendit dhe nuk pyet per rregulla loje. Te njejten gje beri edhe Hitleri, edhe Enveri dhe te njejten gje po bejne edhe sot shume diktatore ne bote. Opozita thjesht tani ka vendosur t’i heqe edhe fasaden dhe te tregoje hapur mungesen e shtetit ligjor.
Ne thelb sot po shihen pasojat e blerjes se zgjedhjeve te 2017. Atemot cdokush pohonte qe Rama bleu zgjedhjet POR nuk kishim fakte te pakundershtueshme. Sot i kemi fale pergjimeve te qeverive te huaja qe kishin hallin e tyre me drogen nga Shqiperia (te cilen ambasadoret e Soros nuk e shihnin dot) qe po permbyste Gjermanine. Edi Rama vijon te mohoje se e ka grabitur pushtetin me paratë dhe influencat e krimit dhe të drogës. Mohoi ekzistencën e dosjes “339”, ku vetëm nga përgjimi i një bande kriminale, rezulton se Edi Rama ka blerë vota dhe mandate deputetësh në 4 qarqe të vendit.
OSCE raportoi se 20% e votave u blene. Kush ambasador u shokua per kete fakt? Asnje. PSE? A mund te kesh zgjedhje te lira ne ndonje vend te botes demokratike ku qeveria permes bandave te droges blen 20% te votave? Po ata qe vijne ne pushtet permes bandave te krimit te organizuar per ke do punojne?
Po ne cfare drejtimi te paditur ka ikur prokuroria? Pse nuk vepron? Nuk do ishte kjo situate nese Prokuroria do kish kryer punen e vet dhe te kish hapur ceshtje penale per Gjushin, Gjiknurin, Ahmetajn dhe cilindo qe dilte ne pergjime me krimin e organizuar. Se del gjushi dhe ben budallain me pyetje “Pse cfare ka te hash dreke me kriminelet?”
Ne kete vend – me te korruptuarin dhe me te mbushurin me droge dhe trafiqe ne Evrope – nuk ka asnje zyrtar te pandehur apo denuar per korrupsion! Ngjashem me qershite e Nastradinit qe asnjera nuk ishin lagur, edhe ketu as Saja nuk ka lehtesuar trafikun e droges, as Gjushi nuk ka blere vota me trafikantet, as Gjiknuri dhe Ahmetaj nuk kane blere vota, as Elisa nuk ka vjedhur gje ne dogana e nuk ka konflikt interesi fare kur burri i jep vellait te saj 350 milione leke te taksapaguesve, dhe te gjithe dalin me duar akullore. Ketu Rama cakton kush duhet te paditet, kush duhet te arrestohet, sa duhet te denohet dhe si duhet t’a japin titullin mediat.
Nuk do ishte kjo situate nese prokuroria do kish vepruar per dosjen 339 sic PD po kerkon qysh prej 6 muajsh, por ne vend qe te hetohej Gjushi dhe banditet e tjere me pushtet, Prokuroria hapi ceshtje penale ndaj gazetares qe nuk po e linte te flinte kete dosje.
Nuk do ish kjo situate nese Prokuroria nuk do ikte ne drejtim te paditur por do hetonte perlarjen e 600 milioneve me CEZ, do hetonte aferen 178 milione euro per 3 djeges te pakerkuar dhe pacertifikuar, aferen 120 miliona euro me Vilmen, aferen 90 milione euro te sterilizimeve, aferen 80 milione euro te laboratoreve, etj. Nuk do ishte kjo situate nese Elisa do ish perballe me drejtesine per gropen miliona euroshe ne dogana, per konfliktin e interest ku burri i jep vellait 350 milione leke nga taksat tona dhe askush nuk mban pergjegjesi. Te gjithe keto miliona do kishin mundur te rriteshin pagat dhe pensionet, te hapeshin vende pune te mirepaguara qe te rinjte mos ikin ne kurbet sikur ketu te kete rene kolera.
Nuk do ishte kjo situate nese zgjedhjet do ishin te lira, nese sovrani do vendoste dhe perfaqsuesit do duhej te perfaqsonin interesat e sovranit dhe jo interesat e bandave te krimit te organizuar. Nuk do ishte kjo situate nese prokuroria do ishte e pavarur te vepronte ne respekt te shtetit ligjor dhe jo te deshirave te banditit qe vjedh zgjedhjet ne bashkepunim me krimin e organizuar dhe mban peng vendin.
Shkurt, mberritem ketu thjesht nga mungesa e shtetit ligjor dhe kapja e institucioneve. Opozita me vendimin e saj po i heq fasaden e rreme duke mundesuar te duket qarte qelbi qe mban peng kete vend.