Përbërësit 4-5 persona duhen:

lëng mishi 1,5 l
oriz 4 lugë gjelle
qepë 1 kokërr
domate 2-3 kokrra ose gjysmë lugë gjelle salcë
gjalpë 50 g
kripë, piper, majdanoz

Pergatitja:

Në një tigan me gjalpë kaurdisen qepë të grira hollë derisa të zverdhen pak, pastaj hidhen domate të grira (të cilave u është hequr cipa) ose salcë domatesh, kaurdisen edhe 2-3 minuta të tjera dhe hiqen nga zjarri.

Në lëngun e mishit ose në ujë të vluar hidhet orizi i larë e i pastruar dhe pas 10 minutash vlimi hidhet kripa, perimet e kaurdisura dhe lihen në zjarr të javashëm për 15-12 minuta të tjera derisa supa të jetë gati.

Në fund ajo rregullohet me majdanoz të grirë imët dhe piper të zi.