Audi ka zhvilluar një sistem, i cili lidhet drejtpërdrejt me sistemin e semaforëve, duke shfaqur të dhëna në kohë reale të statusit të tyre drejt e në makinën e drejtuesit. 

Nëpërmjet këtij sistemi prodhuesi i makinave u mundëson shoferëve informacione të detajuara rreth gjendjes së semaforëve dhe se sa kohë u mbetet për të kapur jeshilen në semaforin e ardhshëm.

Gjithashtu sistemi nuk është vetëm kaq, ai përllogarit gjithashtu kohën që u duhet shoferëve për të siguruar që të arrijnë në kohë dritën jeshile të semaforit. Ky sistem i quajtur nga kompania si sistemi që ofron të dhënat e trafikut për drejtuesit e automjeteve Audi, është sistemi më i avancuar për momentin, falë teknologjisë së tij. Ai që Audi e quan Green Light Optimized Speed ​​Advisory (GLOSA), është opsioni përmes të cilit shoferët janë të lidhur me infrastrukturën e qytetit dhe mund të sigurojnë përmes sistemit një limit të shpejtësisë së rekomanduar për të arritur dritat jeshile të semaforit.

Paneli në makinë tregon shpejtësinë më të mirë për të kapur “dritën e gjelbër” bazuar në pozicionin e veturës, limitet e shpejtësisë në zonë dhe kohën e sinjalit. Sistemi i lidhur me makinat e Audit, i ofruar përmes Connect Prime membership në disa prej modeleve të 2017, 2018 dhe makina të tjera të modeleve të reja, gjithashtu u zgjerua këtë javë në pesë qytete të tjera përfshirë Denverin; White Plains, Nju Jork; Gainesville, Florida; Orlando; dhe Virginia Veriore.

Këto fusha zgjerojnë lidhjen e Automjeteve Audi me Infrastrukturën, ose V2I, në 13 qytete në më shumë se 4.700 kryqëzime duke përdorur të dhënat 4G LTE në mjet për të komunikuar me informacionin në kohë reale nga sistemet e menaxhimit të trafikut të qyteteve. Para rekomandimit të dritës së gjelbër, makina do t’ju tregonte se sa kohë do të qëndroni në një dritë të kuqe. Ky është një informacion mjaft i dobishëm për të reduktuar ankthin duke pritur atë që duket si një ndalesë e pafundme, por tani ju mund të shmangni pritjen krejtësisht.