Këtë e ka konfirmuar Viktor Kladov, drejtor i bashkëpunimit ndërkombëtar i kompanisë Rostech.

“Ky vit ka filluar me sukses. Tashmë kemi nënshkruar një sërë marrëveshjesh me partnerët e huaj, duke përfshirë edhe tre të tilla gjatë vizitës së Putinit në Serbi”, ka thënë ai, shkruan ‘novosti’.

E një burim brenda sektorit ushtarak rus ka thënë se këta aeroplan do të jenë të llojit MIG-29.

Gjashtë të tillë i kishte dhuruar Rusia, Serbisë në tetor të vitit 2017.