“ESPN Brazil” ka zhvilluar një sondazh në bashkëpunim me revistën braziliani “Placar”, ku kanë pyetur më shumë se 160 mijë tifozë të Brazilit për të renditur lojtarët më të mirë brazilian që pas përfundimit të karrierës të të madhit Pele.Tre vendet e para mbahen nga Ronaldo, Ronaldinho dhe Roamrio. Të tre këta ia kanë dalë të shpallen kampionë bote me Brazilin. Ndërsa Neymar renditet vetëm në vend të 11-të, pas emrave të Falcao dhe Careca, që sot shumë pak të rinj i njohin.

Në këtë listë nuk mungon as Rivaldo, Socrates e Kaka, të mirënjohur për karrierën e tyre. Aktualisht Neymar renditet si golashënuesi i tretë më i mirë i Brazilit, plot 17 gola larg 77 golave të shënuar nga legjenda Pele.

Sa i përket krahasimit të Neymar me Pele edhe Jose Mourinho ka mbajtur një qëndrim, duke thënë se sulmuesi i PSG-së duhet të fitojë Botërorin për të filluar të krahasohet me Pelen.

Neymar erdhi me shumë bujë në Spanjë dhe arriti të fitojë shumë krah Messit te Barcelona. Gjithsesi aty mbeti thjesht një hije e argjentinasit dhe vendosi të kalojë në Francë, por ka dështuar të shohë sukses, i dikuar edhe nga dëmtimet e shpeshta.