Ilirian Agolli i Zërit të Amerikës për ditën e Pavarësisë së Kosovës

I dashur Shefki!…!
             Sa herë Kosova feston Pavarësinë e shtetit të vet më kujtohesh ti, Afërdita, Ibra, Dijana, Molosi, Drita, baca Zenun, Behxheti, Aliu, Florindi, Behluli, Naimi, Skënderi, Gjata, Kraja, Saba, Nehati edhe Fehmi Agani… Te Sheshi Skënderbej në Prishtinë, ku bisedonim gati 20 vjet më parë, sot marshojnë djemtë e rinj të Kosovës… Nuk mund ta harroj shiun e rreptë, që na zuri në sheshin Skënderbej të Tiranës… Ishte takimi ynë i fundit kësaj bote…
            Vitet shkojnë, vëllai im, shumë sende kalojnë… e veç Pavarësia qëndron…mbi gurët që secili prej jush, modestë e të heshtur, trima të sinqertë e buzagaz, ia vendosët në themel me sakrifica të mëdha…