“E si mund të nisë më mirë festimi i Ditës së Pavarësisë së Kosovës, se sa me fëmijë, nxënës dhe edukatorë të shkollës shqipe “Children of Eagle” në New York?,” pyet mikëpritësja e takimit Ambasadoria Tetuta Sahatqija, në bised me gazetën Bota sot, duke shtuar: “ Unë dhe gjithë diplomatët jemi shumë të lumtur me vizitën që bënë në zyrët e Misionit të Kosovës këta fëmijë të zgjuar, e të bukur, të shoqëruar nga prindët dhe arsimtarët e tyre. Këta engjuj të bukur të veshur me tesha kombëtare, me flamuj kombëtar dhe flamurin e Kosovës, të cilët na dhuruan shfaqjen që kishin pergatitur me recitime e valle, e ndërsa ne ju dhuruam libra dhe fletore pune dhe shume perqafime,” tha ajo duke drejtuar me këtë rast falenderime edhe për Drejtoreshen Drita Gjongecaj dhe mësueseve, për punën dhe përkushtimin për ruajtjen e gjuhës, kulturës, e traditës në Diasporë.
Kështu erdhën mësuesit dhe fëmijët e shkollës shqipe, “Children of the Eagle” të Nju Jorkut, në një pritje që organizojë Misioni i Kosovës në Nju Jork, në kuadrin e aktiviteteve që do të mbajë ajo me rastin e 11 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Ambasadorja Sahatqija, duke iu uruar mysafirëve mirëseardhje në ambientet e Konsullatës së Kosovës në Nju Jork, tha se kjo vizitë është e një rëndësie të veçantë, meqë jemi në prag të festimit të njëmbëdhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, me qëllim që fëmijët t’i forcojnë lidhjet me Kosovën, me identitetin, kulturën dhe gjuhën shqiptare, duke permendur me këtë rast edhe kohën e suprimimit të autonomisë, ku ka qenë shkolla shqipe që është mbyllur e para.
“Megjithatë, sikur plani mizor i Millosheviqit për moslejimin e vijimit të mësimit në shqip nëpër shkollat shqipe të realizohej, atëherë gjuha shqipe do të flitej vetëm nga njerëz të pashkollë”, tha ajo, duke nënvizuar se “Fatmirësisht, kjo nuk ndodhi dhe shkolla shqipe mbijetoi. Mësimi u mbajt në shtëpi private, në kisha e xhamia”.
Mikëpritjësja e fëmijë shqiptar duke folur për rëndësinë e mësimit të gjuhës shqipe, i përgëzoi mësuesit e kësaj shkolle për përkushtimin e tyre më fëmijë, por edhe vetë prindërit e fëmijëve, të cilët, siç tha ajo, e dinë më së miri se çka nënkupton të ruash gjuhën, kulturën dhe historinë.
Në anën tjetër, drejtoresha e shkollës “Children of the Eagle”, zonja Drita Gjongecaj, u shpreh e kënaqur për vizitën e stafit të shkollës, prindërve dhe fëmijëve të kësaj shkolle në ambientet e konsullatës, duke shtuar se “përpos mësimit të gjuhës shqipe, ne mundohemi t’u mësojmë fëmijëve edhe njohuritë bazë mbi historinë dhe gjeografinë”.
“Ishte një ditë e vecantë për fëmijët dhe grupin që vizitoi Misionin e Kosovës. Ata u ndjenë si në shpinë e tyre si rezultat i mikëpritjes nga Personeli Diplomatik dhe ju, e nderuar Znj. Ambasadore Sahatqija. Me shumë mirënjohje ju falenderojmë për informacionin që ndatë me ne, për frymëzimin që ua shtuat fëmijëve, si edhe për ndjenjën e krenarisë kombëtare që ndihet kudo në ambientet e Konsullatës e në aktivitetet e vlefshme që ju organizoni.” tha Gjongecaj.
Vjosë Nikçi , ju faleminderua Ambassadores Sahatqija, dhe stafit të saf diplomatik ( Albana Bylykbashi, Ines Demiri, Butrint Ymeri, Lulëzim Krasniqi, e të tjer) për pritjen mbresalënëse “Nxënësit tonë nuk do e harrojn kurr këtë vizitë, e cila do të mbetët gjatë në mëndjen e tyre se në ditën e pavarësisë së Kosovës ata vizituan Misionin diplomatik të shtetit të Kosovës! Faleminderit për mbështetjen e juaj për avancimin e kulturës Shqiptare në New York.
Në fund, të kësaj pritje pas përfundimit të një shfaqjeje artistike të fëmijëve, “Valles së Rugovës” dhe recitimit të nga një vjershe kushtuar Pavarësisë së Kosovës, fëmijëve të kësaj shkolle iu shpërndanë Abetare dhe fletore pune, me qëllim të mësimit të gjuhës shqipe.
Ky është viti i dytë me radhë që Konsullata e Republikës së Kosovës në Nju Jork fton fëmijë të shkollave shqipe në Nju Jork, që t’i vizitojnë ambientet e konsullatës, për nder të Ditës së Pavarësisë së Kosovës”.