Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “koha e të paprekshmëve po mbaron, shteti sot ka hyrë në një fazë të re”.

Kreu i qeverisë përgëzoi aksionin e Policisë së Shtetit për të ushtruar kontroll në banesat e tre gjyqtarëve, të cilët zbutën dënimin e Dritan Dajtit.

“Faleminderit me një përulje të thellë shërbëtorëve të shtetit që thyen mitin 30-vjeçar të paprekshmërisë absolute të kriminelëve me toga të zeza. Duke iu treguar vrasësve të drejtësisë për 4 policët e vrarë se koha e të paprekshmëve po mbaron, shteti sot ka hyrë në një fazë të re”, theksoi Rama.

Policia e Shtetit konfirmoi sot se deri tani në shtëpitë e gjyqtarëve janë gjetur një sasi municioni, mijëra euro dhe prova të tjera, të cilat do të administrohen nga organet ligjzbatuese.