Ballina Kulturë Pse-të pa përgjigje!- Nga Nikollë LOKA

Pse-të pa përgjigje!- Nga Nikollë LOKA

Ora me vetkurdisje, koha pa fre, ecja në rrjedhë,
në vend të orbitës rrethrrotullimi,
nëpër udhëkryqe nis mbikalimi,
që përfundon te nënkalimi,
asnjë tabelë!

Ecje në rrjedhë, plot hamendësime,
pa shkak, pa qëllim, pa prapakthehu!
Pse je këtu, pse je atje, pse u nise dje!
Koha vetniset, pa fre,…

Në vend të orbitës rrethrrotullimi,
nëpër udhëkryqe nis mbikalimi,
që përfundon te nënkalimi,
brenda në rrjedhë,
asnjë tabelë!