USHKSH, nën patronatin e Ministrit të Kulturës Z. Kujtim Gashi, organizon EDICIONIN E XI – orën letrare “ PAVARËSIA ” DHE CEREMONINË E NDARJËS SË CMIMEVE VJETORE në të gjitha zhanret e letërsisë.
MYSAFIRË SPECIAL: SHKURTE FEJZA & ENVER PETROVCI & NATASHA LAKO
USHKSH, nën patronatin e Ministrit të Kulturës Kujtim Gashi, organizon Orën letrare “Pavarësia” , dhe ndarjën e çmimeve në të gjitha zhanret e krijimtarisë letrare. Në këtë ngjarje kulturore mbarëkombëtare , do të marrin pjesë krijuesit e të gjitha trevave shqiptare dhe nga diaspora.
Në konkurs për veperat më të mira të botuara gjatë vitit 2018, kanë konkuruar krijues nga: Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia, Lugina e Preshevës dhe nga diaspora. Për çmime vjetore kanë konkuruar : 31 romane; 67 përmbledhje poetike; 8 monografi; 14 përmbledhje më tregime; 9 kritikë letrare; 4 studime letrare; 3 historiografi; 11 drama; 5 përkthime; 6 përmbledhje për fëmijë; 2 diplomaci kulturore;
Unioni i Shkrimtarëve do të ndajë këto çmime:
Gjatë orës letrare “Pavarësia” do të ndhen tri çmime për poezinë më të mirë.
Reshat Sahitaj , kryetar
Tel: 044 111 430