Vdekja e Akademik Idriz Ajetit ëhtë humbje e madhe për shkencën albanologjike, për Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës si dhe për gjithë kulturën shqiptare. Ai ishte albanalogu më i njohur jo vetëm në trevat shqiptre por edhe jashtë vendit, si një ndër studijuesit më të spikatur të albanologjisë.
Akademik Idriz Ajeti afirmoi shkencën albanologjike në institucionet më të njohura të Evropës dhe botës, duke theksuar se gjuha shqipe është ndër më të vjetrat dhe bën pjesë në gjuhët indo-evropiane.
I ndjeri ishte edhe anëtar i Parlamentit të Kosovës.
La pas veti shumë vepra në fushën e shkencës dhe gjuhësisë shqipe. Do të kujtohet gjithmonë si shkencëtar dhe intelektual, i cili për kohë të gjatë i shërbei popullit të tij.
Kam pasur rast ta takoj disa herë Akademik Idriz Ajetin kur me delegacone të ndryshme nga Kosova vinte në Amerikë. Ai ishte në shtëpi time bashkë me disa personalitete të kulturës dhe politikës së Kosovës.
I qoftë dheu i lehtë!
Harry Bajraktari
New York, 2019