Shumë prej nesh krahasojnë veten me miqtë, kolegët, anëtarët e familjes, madje edhe partnerët. Por çfarë kanë të përbashkët këta individë? Të gjithë, mund të jenë shumë të ngjashëm me veten tonë. Kjo është Teoria e Krahasimit Social. Ne mësojmë për veten dhe aftësitë tona, duke e krahasuar veten me njerëzit e tjerë.

Kjo ndodh, për shkak se kemi një dëshirë të lindur për të rivlerësuar jetën tonë. Dhe këtë s’mund ta bëjmë pa një krahasim. Por pse krahasojmë veten, vetëm me njerëzit që janë të ngjashëm me ne? Ekzistojnë 2 lloje krahasimesh sociale:Krahasimi social i lartë – ku krahasojmë veten me ata që mendojmë se janë më të mirë se ne. Krahasimi social i ulët – ku krahasojmë veten me ata që janë më keq se ne. Ne e përdorim të parën, për të na ndihmuar të arrijmë qëllime më të larta në jetë. Dhe e përdorim të dytën, për të na ndihmuar të ndihemi më mirë në situatën tonë aktuale.