Afrimi i dates 16 shkurt qe perkon me 100 vjetorin e krijimit te klubit te pare ne Shqiperi- Vllaznise, ka filluar te ndihet ne Shkoder. Nje ngjarje shume e shenuar kjo qe padyshim ka marre vemendjen e duhur jo vetem te sportdashesve por edhe te insitucioneve te ndryshme.
Nderkohe Bashkia Shkoder mesa duket ka nisur pergatitjet per festimet. Diten e sotme pedonalja e qytetit eshte mbushur me postera dhe banderola pikerisht per kete event.
“100 vjet- Vllaznia pergjithmone” shkruhet ne disa prej tyre. Natyrisht qe kur permend emrin “Vllazni” te gjithe e kane te qarte se ajo eshte nje nga simbolet e Shkodres.
Ne ditet ne vijim pritet te publikohet edhe kalendari i veprimtarive kushtuar kesaj ngjarjeje historike. Nga sa mesohet do jene disa aktivitete qe do te zhvillohen dhe keto te shperndare ne kohe.
Me 16 shkurt pritet te jete edhe sipari i ketyre aktiviteteve me hapjen e nje ekspozite fotografike kushtuar kesaj ngjarje historike. javen tjeter nderkohe mendohet qe te jete nje mbremje e madhe ne Teatrin “Migjeni” ku pritet qe te jete i pranishem edhe presidenti i Republikes z. Ilir Meta, per te dhene disa tituj per figura te shquara te sportit shkodran ne vite.