Nëntë breza , vllazëria e jonë Gjonbalaj dhe vllazëri të  tjera vuthjane, luftuan me armë në dorë për lirinë e Trojeve tona. Në betejat më të përgjakshme ,si ajo e.Nokshiqit, ku kanē rënë shumë luftëtarë, nder ta kishte dhe vuthjanë. Kur bëhej fjalë për tokat shqiptare, për lirinë e tyre, vuthjanët, historikisht, qoftë për Vuthajt e Plavë e Gucinë , por edhe për trojet etnike tê Kosovës dhe Shqipërisë në luftën LNÇ. kunder nazi- fashisteve italo- gjerman , si dhe kundër serbo- malazezve që kërkonin pushtimin e tokave shqiptare ,siç qe lufta e Taraboshit, e 1911/12- ës. për mbrojtjen e Shkodrës nga ky sulm. Në luftën e Taraboshit mori pjesë dhe babai im, Adem Myftar Gjonbalaj sëbashku me vëllain e tij Shaban Myftar Gjonbalaj dhe luftëtar të tjerē, në të cilën im at Ademi mori dhe plagë por shpëtoi si përçudi , thonin se kishte lindur me këmishë, prandaj nuk e vriste plumbi !!

Në fund të vitit 1943 dhe fillimit tê vitit 1944- ër, nē fshatin Bujan të Tropojës, në kullën e Sali Manit, patriot e luftëtar me Bajram Currin, u mbajt Konferenca e Bujanit, në të cilën morën

pjesë edhe nga Vuthajt , nder të cilët ishte dhe babai im Adem Myftar Gjonbalaj ,delegat dhe firmētar i memorandumit- deklaratë për Bashkimin Kombëtar të trojeve etnike. Bashkëkohësit e tij delegat, si Sadik Bekteshi dhe Beqir Ndou në takimin që pata para disa viteve me ta në themelimin e Shoqatës A.P.Kosova, më treguan për tim at, Ademin ,që ishte delegat dhe si më i vjetër dhe i dëgjuar në ato Anë , kish drejtuar dhe një nga seancat e Konferencës së Bujanit. Për këto merita lufte dhe si pjesëmarrës nē Konferencën e Bujanit, Presidenca e Republikës së Shqipërisë dhe vetë Presidenti i kohës z.Sali Berisha i akordojnë medaljen e luftëtarit të lirisë, për mbrojtjen e Shkodrës nga pushtimi serbo- malazez 1911/1912- të.

Lavdi të gjithē atyre që luftuan për çështjen e madhe të lirisë dhe të Bashkimit Kombëtar.

Im at, Ademi vdiq nē moshën 64- vjeçare ,i ri duke më lënē mua 3- vjeç , vëllain tim Sadriun ,të sapo lindur , një javësh dhe nënēn time shumë të re me dy djemtë jetima !!

Adem Myftari Gjonbalaj

Lista e këshillit të Konferencës së Bujanit, 1943- 1944. Kryesia dhe anëtarët e këshillit të Konferencës.

Nga Vuthajt e Plavë e Gucinë kanë marrë pjesë këta persona:

1- Adem Myftari Gjonbalaj dv.

2- Sadik Bekteshi dv.

3- Mehmet Dermani dv

4- Zymer Halili dv.etj…


Lista e këshillit të Konferencës së Bujanit, 1943- 1944. Kryesia dhe anëtarët e këshillit të Konferencës.

Për gjithë këto merita e kujtime qē kam për babain tim, nuk mund të rri ,si poet dhe shkrimtar, pa thurur ca vargje krenarie për atë burrë vuthjanē, që gëzonte dashurinë e respektin è gjithë vuthjanēve, të Plavës e Gucisë dhe në Kosovë e Shqipëri.

DHE 7- TË ZËMRA , TI , T’I KISHE !

Dhe 7- të zëmra , Ti , t’i kishe !

Do t’i jepje , sikur , s’ishe !

Pa , e donte , gjithë Malësia

Fat , qe dhënder , nga Dragobia !

Sa një mal , mbi shalë të kalit !

Shall të bardhë , mbante rreth ballit

Jamarlluk të zi e qystek – arit

N’ballë të luftërave , o Adem Myftari !

Ishin Trojet , shkëmb e gurë !

Mbi cdo kullë , nga një flamurë

Rreth e qark e lidhte shokën

Si Anteu , i lidhur me tokën !!

Të njohu Shkodra , Shala e Shoshi

T’njohu në luftë, Ty, Taraboshi !

Pesë plumba , .por Ti , nuk vdiqe !

Si i ” bekuari” , nder rreziqe !

Sa t’rrjedhë Gërrla e Valbona

Ç’ bëre Ti , për Trojet tona

Sa t’jetë n’këmbë e gjallë- vuthjani

N’Oda t’burrave , do i ndihet zani !

Ish nga trimat , si gjithë Tanët !

Kështu , e njihnin, të gjithë vuthjanët

Unë , çekiç e Ti , farkëtar !!

Ishin luftëra , Botē e ” marrë !”

Ishe burrë e lis Kelmëndi

Pesë gjaqe , të Atij Vëndi

I pajtove burrat, u dhe besën !!

T’gjithë , sëbashku , vëllezēr, të mbesin .

Të priti kulla e Sali Manit

Delegat , n’Konferencë t’Bujanit

Qe , më i moçmi , – firmëtar !

Për bashkimin tonë ,- Kombëtar !

T’njohu Plava e Gucia.

T’njohën Shkodra e Shqipëria

Dhe , të tjerët e Asaj Ane

Të gjitha viset , që janë- vuthjane !!

Trim të urtë , të njohu Shqipëria !

T’njohu pushka e alltia !!

N’këngë t ‘ këndohet , Ty , trimëria

Dekorata , nga Presidenca

Luftëtar , qe nga 1912 – ta !

Të dy djemtë , i le jetima !!

O, babai im , – Pelegrin !!

Unë, 3 – re vjeç , ” burri ” i shtëpisë !

Sadriu, im vëlla, i sapo lindur, një jave

Bashkē me nënën , bij Vuthajsh, Gucie e Plave

E meritoje, dekoratën e luftētarit

Nga Presidenca, dhënë , Adem Myftarit !!

Ty , o trim Vuthajsh , sa të paska hie ?!

Simbol bashkimi luftëtar – lirie !

N ‘ brez: një allti e supit një breshanë !

Rrëzë bjeshkëve , një luftëtar vuthjanë !

Me, Jamarlluk të zi e ballit , një shall

Shihej , ky dymetrash- burrë , kish një hall !

Vuthajt, vendlindja e poetit Myftar Gjonbalaj (lagjja e Gjonbalajve)

Me, 5- së shkurt 2019- të Novara Itali