Nga Agron Prebibaj – gazetar, Tiranë

Mjeshtri i arsimit në shërbesat e tij kombëtare.

Lidhja ime shpirtërore me prosorin Dedë Vukaj vjen që në shkollen 8-vjeçare duke e njohur si gazetar e korrespondent te të gjitha gazetat e kohës; gazeta Mësuesi, Bashkimi, Zëri i Rinisë e Zëri i Popullit, kjo njohja nëpërmjet mediave të atëhershme të disiplinuara e mjaft të kontrolluara.
Atëherë e njoha jo fizikisht pasi Ai ishte arsimtar në një shkollë tjetër të zonës time, por gjithnjë ishte shënjestër e imja në leximin e gazetave të cilat vinin brënda ditës por pasdite, me patjetër se dhe unë 13-14 vjeçar po ëndërroja profesionin e gazetarit, këtu ndoshta ka filluar shkëndija ime për gazetari, pra prosor Vukaj një referencë e fortë për mua, një shtytje për të provuar edhe unë gazetarinë time që student në “89-ën te gazeta “Studenti” e “Studenti i Bujqësisë”.
Menjëherë pas ngjitjes time si gazetar akoma student në 92-in e pastaj drejtues në media i kam kërkuar Dedë Vukajt se kur të vinte në Tiranë të më takonte për kafenë e ngrohjes time fizikisht, kafe e cila u shndërrua në drekë krejt vllazërore porse në atë kohë kishte rreth dy vite që kishte ndaluar shkrimet e cila tashmë ishte gërryerja ime shpirtërore për gazetarinë mes dy sistemeve.
Në atë drekë prosor Deda më është përgjigjur –nuk do të ndaloj kurrë të shkruaj e të jem bashkëpunëtor i medias por pa u përzier me politikën, pasi tashmë kam hapsira të bollshme në reportazhe, esse e tregime në mediat letrare.
E qartë dhe e kuptueshme se prosor Vukaj do të shkrihej me arsimtarin e gazetarinë, frymë kjo e shëndoshë dhe e përgjegjshme para shoqërisë për të mos mbetur i ngujuar vetëm në ambjentet e arsimit.
Dashuria dhe papërtesa për të shkruar në shtypin e kohës është hapja e siparit të njeriut me shpirt e sipërmarrës përballë publikut, gjë e cila e ngren lart profesorin e histori-gjeografisë për 40 vite duke sjellur guximin shqiptar në këto vite jo fort të mira në tranzicionin e gjatë shqiptar.
Dedë Vukaj ka punuar si mësues në shkollat Lekbibaj, Gjonpepaj si shkolla e parë e Malsisë së Gjakovës studiues i shumë dokumentave të arkivit qëndror të shtetit (AQSH), mbledhës i shumë historive të krahinës e më gjërë, autor i disa monografive të dëshmorëve të zonës, autori i muzeut historik Dhoma Muze e shkollës parë shqipe në Gjonpepaj.
Në bashkëpunimin e tij ka shumë materiale të grumbulluara me kohë për historinë e fshtrave, monografi të ndryshme për personalitete historike.
Në 100 vjetorin e shkollës së parë shqipe në Gjonpepaj me 1 Maj 1917 është nderuar me çertifikatën e mirënjohjes: Mësues i shkollës në Gjonpepaj për kontributin e vyer për dokumentimin e historisë së kësaj shkolle.
Aktiviteti i prosor Vukaj në studime e gazetari e ngren atë në elitën tonë kombëtare pasi gjithnjë shërbesat e tij i kanë shërbyer studiuesve të ardhmes dhe kombit, ndaj dhe vlerësimi vjen natyrshëm e i detyrueshëm për cilindo që jep në përditshmëri opinionet dhe shkrimet e veta, aq më tepër për mjeshtrin e arsimit shqiptar. (në foto Dedë Vukaj)
Agron Prebibaj