Rasti i abuzimit seksual me nji nxanëse të nji shkolle në Drenas, abuzim të kryem nga Xhevdet Xhekaj që asht mesimdhanësi i sajë e pastaj kur ajo shkon të kerkojë mbrojtje në organet e policisë ate e abuzon dhe e keqperdor zyrtari i policisë apo hetuesi Vesel Veseli mu si shqiptar dhe njeri me ka goditë randë dhe jam tmerrue.
            Tashma lajmi mori dhenë dhe ky lajm shkojë pertejë kufinjve të Republikës së Kosovës sipas deklaratës së deputetes Xhevahire Izmaku deklaratë kjo që sapo e ndegjova në seancën e Parlamentit të Republikës së Kosovës. Asht pikrishtë deklarata e deputetës Xhevahire Izmaku që me nxiti ta shkruej këtë opinion timin per rastin.
            Unë jam mergimtar, 15 vjet kam jetue në rininë time në ish Republiken e Sllovenisë, në Lublanë e tash 30 vjet jetoj në Norvegji. Ndodhitë që ndodhin në vendlindjen, të këqija që ndodhin në Atdheun tonë per neve mergimtarët janë teper të randa dhe neve ato i shofim me nji sy tjetër në krahasim me banorët e Atdheut , i ndjejmë ma afër zemrës dhe ma teper edhe për faktin se neve kemi dekada jetesë të perbashkët me popuj të kulturave të tjera të civilizimit Euro-Prendimor andaj ndodhitë e liga dhe të këqija që ndodhin në Atdheun tonë na tmerrojnë. Na tmerrojnë sepse e shofim se Atdheu i jonë asht prapa me shekuj nga civilizimi Euro-Prendimor. Neve që ketu ku jetojmë ndihemi të mbrojtun nga ligji sado që nuk jemi popull autokton apo etnik të shtetit ku jetojmë, megjithate neve para ligjit jemi të barabartë me vendasit dhe siguria e jonë , e femijve dhe familjeve tona asnjihere nuk na rrezikohet as nga pushteti , as nga vendasit mikpritës që na pranuen e strehuen, por po siguria e jonë shpesh asht rrezikue e tash edhe ma shpesh po rrezikohet nga ardhacakët e popujve të shteteve Afro-Aziatike me kultur islame. E shpesh edhe nga shqipfolësa islamofil e turkofil të viseve shqiptare të Gadishullit Ilirik që jetojnë me djersen e taksapaguesve të krishtën Euro-Prendimor ndersa sherbimet ja bajnë rrymave fetare islame të nji radikalizmi anticivilizues e antikrishtën.
            Ndëgjova me vemendje se çka deklarojnë per rastin pothuej të gjithë deputetët e Parlamentit të Kosovës. Prita me padurim a do ketë dikush burrninë , guximin intelektual, ndershmëninë morale dhe sinqeritetin njerzor me i cekë disa gjana që janë fajtorët kryesorë per devijimin total të shoqnisë shqiptare në Kosovë e edhe në Shqipni e Maqedoni. Asnjeni nuk e tha asnji fjalë per këta fajtor. Dhe jam i bindun se të gjithë ata deputet që ishin sot prezent në Seancë të Jashtzakonshme të Kuvendit të Kosovës mirë i dinë fajtorët , jam shumë i sigurt dhe i bindun se shumica e tyne edhe kan asete per perfitime parash të pista nga dy fajtorët ( sipas bindjes time ) kryesor per devijimin e shqiptarve , per devijimin total moral, shoqnor, social etj. Padyshim se rasti i Drenasit nuk asht as i pari as i mbrami. Dhe jo vetem në Kosovë por raste të tilla kan ndodhë dhe do ndodhin perderisa të ketë njerëz në Tokë. Unë di per raste makabre që mesuesit në parashkollore në Norvegji kan keqperdor femijët e parashkollores. Asht i njoftun në analet e pedofilisë në Norvegji rasti i ashtuqujtun BJUGN SAK. Në qytetin Alvdal në Osterdalen në Norvegji nana me burrin ka keqperdor femijet e vetë që i ka pas me burrin e parë dhe edhe shoqet e femijve të vetë. Dy vjet gjyqësia norvegjeze asht marr me hulumtimin e rastit dhe jan denue qifti pedofil per vepren e vetë. Me miliona raste kan ndodhë gjithandej botës, por ka diçka që neve shqiptarve na banë të veçantë në këtë temë.
            Na banë të veçantë fakti se neve shesim moral falso, mundohemi me i qitë hi syve tanë botës. Jemi i vetmi popull që ” sekretin publik ” mundohemi ta mshefim. Jemi i vetmi popull që kemi zakon të keq , kemi nji defekt shpirtnor dhe kur ndodhë diçka neve mbrojmë sulmuesin, agresorin, dhunuesin dhe fajin ja lajmë viktimës. Per 20 vite rresht kam dalë natën nga ora 21 e natës deri në 04 të mengjesit per çdo të premte dhe të shtune ku kam punue taksi per ta fitue ndonji Lek ma shumë dhe kam pa se si të vetmuara të dehura tapë dhe të veshura me fustana mini e shpesh edhe gjysem të lakuriqsuara neper rrugët e qytetit kalojnë femnat norvegjeze e edhe të ndonji minoriteti tjeter dhe asnjihere nuk kam ndëgjue ti ken gjujt me fjalë, ti ken sulmue apo ti ken ofendue mashkujt norvegjez e edhe ata të dehun tapë. Por sahere pran atyne femnave kan kalue shqiptarët, arabët, turqit e pakistanezet ata gjithmonë kan provue me llojë llojë metodash me i marr me veti e me i skajue diku, i kan prek , i kan kap per gjinjësh dhe shumë e shumë gjeste tjera idiote.
            Në Kosovë ( pak ma rrallë në Shqipni ) femna asht e pamundun me dalë per dere dhe me shkue deri te caku i sajë ma i afert si; te fqinji, në shitore, te frizeri, në punë etj, etj dhe mos me i ndegjue fishkllimat si të zogjve të merdhitë në acar të mashkujve shqiptar, mos me i gjujt kush ndonji fjalë pise. Nji bashkfshatare imja që jeton në Suedi e ku ka shkue si femijë , njihere me pat pyet; baca Bardh pse ishin kaq banal ndaj femnave mashkujt shqiptar?! Pse në Suedi ku jetojë askush nuk me gjun fjalë e as nuk me shef se ku shkoj, kah shkoj si jam vesh e çka bojë.? Pse kur po dal nga shtëpia dhe po eci 3 kilometra deri në Istog gjatë rrugës secili mashkull po ma han nga nji pjesë të trupit dhe kur po vi në Istog po mbetet vetem skeleti im? Pytja ime, pse kjo dukuni? A e trajton dikush në nivel institucional këtë maskarallak?
            Mos të dalë nga tema sepse tema ime këtu asht rasti i Drenasit dhe Seanca e Parlamentit sot. Në Drenas ka ndodhë nji dhunim dhe asht ba edhe nji vrasje. Dhunimin e kan ba mesuesi i viktimës , pastaj zyrtari policor ku viktima ka kerkue ndihëm dhe së fundit vrasjen e ka ba mjeku gjinekolog i cili ka krye abortimin e fëmijës pa pëlqimin e nanës, pra pa pelqimin e viktimes së dhunueme. Në Parlament sot çka nuk u deklarue! Disa i pergjithsonin gjanat dhe rastin e merrshin si pretekst. Disa diskutojshin kundër këtyne pergjithsimeve. Unë do perkrah të dyja palët këtu. Jam dakord se nji pjesë e madhe e policve të Republikës së Kosovës janë per çdo lavdatë dhe jan krenari e vendit, por poashtu jan pjesa ma e madhe e policisë së Kosovës që janë mjerimi i vendit. Nga viti 2011 në vendlindje rri nga prilli deri në shtator. Kam pas me qindra raste me pa polic të poshtër që turpnojnë uniformen e shtetit sikurse edhe kam pas rast me pa polic me të cilet mburrem edhe sot e kesaj dite. Nuk do pershkruej shumë raste, do permendi vetem disa. Veren e vitit 2017 në oret e vona të mbramjes kur vi bashk me gruen time nga Prishtina në Istog në vendparkimin per banoret e pallatiti ku e kam banesën shof se ka të parkuara tri makina musafir te fqinja ime nji krijesë e neveritshme e cila sillet si me e pas Istogun të vetin. Neve  të gjithë banorët e pallatit kemi telashe me at fqinje, dhe unë pasi ishte rast i perseritun nga ajo dhe pasi nuk kisha ku parkojë makinën thirra policinë që të vijnë e të me ndihmojnë me i largue makinat e musafirve per ta parkue unë makinen time. Erdhen pas pesë minutave. Ishin dy burra në moshë diku rreth të 50-tave dhe nji oficer i shendetshem dhe i ri diku 30-35 vjeçar. Kur erdhen dhe pan rastin të tretë me perkrahen dhe unë e thirra fqinjen i thash të del se po e thërrasin policia. Ajo asht e vejë. Besa asht edhe e zonja dhe e bukur. Doli dhe menjihere ja fillojë me ankesa; .. zotni polic, unë jam grue e pa burr, nuk di çka don ky njeri nga unë dhe ja fillojë kinse me qajtë. Njeni nga policet e vjeter filloj ti lëpinë buzët tue ja shikue të prapmet e sajë dhe filloj të sillet me agresivitet kunder meje. ( I kam emnat e të gjithve, por nuk asht tash rasti me i ba publik ) dhe unë kur pash arsyen pse ndryshoj mendimin polici reagova ashper me fjalor bukur banal. Po mos të ishte ai oficeri polic paten me më arrestue mu pa pik faji këta dy policët pleq. Te pasmet e fqinjes time jau trullaven trunin atyne dy policve mjerana dhe harruen se jan zyrtar të pushtetit rujtës të rendit dhe qetsisë publike.
            Në korrik 2018 heret në mengjes në ora 04.15 minuta në qender të Gurakocit -komuna e Istogut më ndalon policia shkaku i tejkalimit të shpejtësisë. Isha shumë me urgjencë dhe sado që isha i sigurt se nuk kisha tejkalue shpejtësinë nuk diskutova asgja dhe pranova fajin. Derisa ma shkruente mu fletëdenimin apo Tiketen si po i thonë atje vjen nji makinë me tabela të Ferizajit në drejtimin Mitrovicë – Pejë. Ishte pak shpejt dhe polici ( perseri nji plak i dredhavtë mbetje e ish Milicisë Jugosllave ) e ndali dhe ai kerkoj diçka por polici i bertiti dhe i tha mos ta ndegjojë zanin. Pas pak vjen nji GOLF 7 me tabela të Gjilanit. Dy burra dhe dy femna. Pash që ata erdhen nga Istogu. Ata jo vetem që tejkaluen shpejtësinë, por ban edhe tejkalim në vijen e plotë dhe perpak e shkelen policin dredhanë. U ndalen dhe kur shoferi hapi dritaren polici pau se asht makinë zyrtare dhe ju kerkojë falje e ju tha rruga e mbarë. Nuk u durova dhe reagova. Pse i leshove ata që ban dyfish ma shumë se unë dhe se ky zotniu i Ferizajit gabim në trafik? Po jua terhoqa verejtjen sepse ishin me makinë zyrtare mu pergjigj polici. Aferim i thash, qenke turpi i uniformes o mjeran, mora tiketen 35 euro dhe ika. Pra dy zyrtar të komunës së Gjilanit me dy femna që kishin ba qef tan natën në BUNGALLOVAT e Hotel Restorantit TROFTA në Istog u falen sado që vepra e tyne në trafik ishte dyfish ma e randë se e imja ndersa unë dhe ai ferizajliu u denuem. Raste të tilla ka me mija secilen ditë nëper rrugët e Kosovës andaj me të drejtë disa deputet sot me deklarimet e tyne i pergjithsuen policet e shtetit tonë. Ka shumë polic të poshter dhe ata jan turpi i institucionit të Policisë dhe ka fare pak të ndershem qe jan në nivel detyre dhe jan krenari qe i kemi. Edhe rasti i hetuesit Vesel Veseli asht vetem nji nga mija raste tjera që kan ndodhë e po ndodhin per ditë të zotit në Kosovë gjithandej. Dhe raste të tilla ndodhin edhe në shtetet ma të sigurta ku sundon ligji dhe rendi në Europë. Kan ndodhë edhe në Norvegji. I di disa raste qe i kam lexue në shtyp këtu.
            Keqperdorimi i besimit dhe dhunimi nga mësuesi ndaj nxanëses në Drenas nuk asht rast i vetem. Ka poashtu me mija raste të tilla gjithandej Kosovës dhe edhe gjithandej Europes e ma gjerë. Edhe në Norvegji ka pas raste të tilla.
        M’u si shqiptar këtu , per këso veprimesh me brengos diçka qe sot nuk e tha asnji Deputet i Parlamentit se e brengos. Nuk e lexova askund nga askush në ato qindra e mija postime në bloga interneti dhe komentet per rastin. Mu më brengos pse rasti asht mundue të mshifet nga Drejtoria e arsimit dhe viktima asht detyrue me terhjek akuzen dhe mesuesi abuzues e dhunues ka vazhdue me punë në shkollë e edhe me dhunimin ndaj viktimes?! Me brengos fakti se në ato mija komente gjithandej blogeve të internetit jan nji shtresë e veçatë e shoqnisë tonë që fajin ja vejnë vajzës së mitur. Hoxhallar e islamik shqipfolsa pa asnji fakt akuzojnë viktimen dhe e pershkruejun se ajo paska qen vajzë e lastueme qe asht vesh në menyra provokative dhe se mesuesi nuk paska pas faj. Njifar mergimtari nga Londra që në FACEBOOK  kishte profilin me emnin Hyda Ismaili kishte shkue aq larg sa vajzen e kishte qujt lavire, ju ka krue bira, mirë ja kan ba, ajo asht shkerdhye me para etj, etj idiotizma qe kur rastësishtë i lexova u tmerrova. Hyda Ismaili ishte nji burr në moshë, hyna me e pa profilin e ti. Desh u çmenda. Ai idiot njeriu kishte pas punue me vite mesues diku në Kosovë. Per mendjen time ai njeri asht pedofil, jam i sigurt se ai gjatë kohes së punës si mesues ka keqperdor ndonji të shkret nxanëse. Ka perplot hoxhallar që nëper FACEBOOK kan dalë me akuza kunder viktimes dhe askush si shef ato akuza që dalin nga goja dhe truni i njerzve pedofil. Askush nuk i merr hoxhallaret në intervistë!!! Pse kështu?
            Kam ba nji analizë dhe kam nxjerr këtë perfundim. Nga paslufta në Kosovë degjenerimi moral dhe shuemja e Atdhedashurisë së shqiptarve erdhi sepse arsimi u vërshue nga njerëz të shitun te sherbimet anti shqiptare dhe mesuesit , arsimtaret dhe profesoret qe deri dje ishin vetem shqiptar dhe pedagog mbrenda natës u banë fetar islamik dhe edukaten e nxansave dhe studentve jua lan në dorë librave fetare islame dhe këtë e arriten me mjeshtri tue frigue prindet  e femijve se po nuk besuen në fen e allahut dhe pejgamerit Muhamed femijet do shkasin ne rrugë të këqija do bahen narkoman e alkoolista. Dhe tash asht kjo situat çfar asht. Haptas dalin hoxhalar ne portale të ndryshme islame dhe mbajn ders se me u martue me femna të afersisë familjare nuk asht asgja sepse edhe pejgameri asht martue. Ka disa raste kur edhe martesa të tilla kan ndodhë e nji rast diku në Maqedoni babai i nji vajze kerrcnohet nga nipi i ti ( djali i vëllaut ) se po nuk ja dha vajzen ai do ta vras ate. Ka mbi 20 vjet që hoxhallar dhe emisar albanofob shpiuna të sherbimeve të ndryshme antishqiptare mbajnë ligjerata se mosha e martesës per vajza duhet me qenë  nga 9 vjeç e disa thonë nga 11 vjeç. Dhe nese 20 vjet femijet ndegjojnë idiotizma te tillë ata padyshim se do besojnë se ashtu edhe duhet me ba. Shteti per 20 vjet i ka shti vesht në lesh. Degjenerimi moral fetar islam ka ba trushperlamje 20 vjet rresht. Nji nga ata me tru të shperlam padyshim se asht edhe mesuesi i Drenasit Xhevdet Xhekaj. Ky njeri mendojë unë se nuk asht pedofil i lindun, por asht podofil i nxitun, i mesuem e i bindun per veprime pedofilie sepse ashtu dikur para 1400 vjetve ka ba edhe profeti i fesë islame Muhamedi kur asht martue me Ajshen.  Dhe perseri unë mendojë se fajin per këtë e ka shteti. Fajin e ka shteti pse ka lejue që në start me marr primatin e edukimit feja në vend te shkollës dhe shkencës. Pastaj e ka fajin shteti pse njeriun si ky far dhunuesi lejohet me u punsue në shkollë me dhanë mesim. Ka pas plot fakte me ja ndalue mesimdhanjen këti monstrumi seksual.
            Polici hetues dhe dhunimi që bani. Ku ka ma mjerim se aktin qe e ka ba ai. Po më kujtohet thanja e popullit në anet tona në Podgur të Dukagjinit që thotë; .. ” shko me u ankue te efa e efa të shtjen perfuni ” .   Vertetë veprimi i policit Vesel Veseli asht vertetim i kësaj thanje.
                Ama perseri e lidhi edhe rastin e këti me ” edukatën islame “. Atje nëper Kosovë pjesa dermuese e policisë jan ba fetar praktikues dhe bukur militanta islamik. Hypotetikisht po them mos edhe te ky polic ka pas ndikim feja dhe mosha e vajzes per bindjet e ti ka qen taman.
                Perseri fajtor shteti , fajtor ata deputet që sot debatuen , fajtor te gjithë deputetet e të gjitha legjislaturave të Kosovës pse lejuen qe feja ti rras hundët në arsim e shkolla, në polici e ushtri? Futja e hundve e fesë islame në arsim e shkolla per 20 vjet ka sjellë te degjenerimi kulturor, kombëtar dhe moral i shqiptarve në Kosovë. Krejt kjo na solli deri te shkombëtarizimi dhe shkatrrimi i kombit tonë. Krejt kjo per 20 vjet ndodhi para syve të pushtetarve. Pse ?!!!
            Fajtor tjetër per ngjarjen e Drenasit e ceku ( sipas bindjes time ) edhe dukurinë unike, të quditshme e bizare ( se kam ndëgjue te këtë diku tjeter si në Kosovë ) të ashtuqujtunave VILA RELAKS që nese njeriu nget makinën nga Prishtina deri në Ferizaj në të dyja anët e rrugës ka mbi 200 qendra të tilla e secila me nga disa dhjetra shtëpiza të vogla ku zhvillohet prostitucioni 24 orë rreshtë dhe ku zakonisht klient janë mashkuj të profileve të larta të politikës shtetnore. Per qudi aty ka vila per VIPA dhe vila të zakonshme per qytetaret tjerë. Kam marr informata të sakta se aty qendrimi per 3 orë kushton nga 10-15 euro. Per nji 24 orësh kushton nga 25-30 euro. Ndersa në ato per VIPA pushimi ( kështu po i thojshin ) kushton 50 euro e qendrimi 24 orë kushton edhe deri në 200 euro. Krejt ky biznes pis bahet pa asnji kupon fiskal, pa asnji shenim te klienteles, rrallë shumë rrallë kerkohet vetem njeni partner ta jep nji dokument identifikues. Kam nji baxhanak që ka tri këso qendrash per relasim. Nji në rrugen Pejë – Prishtinë në fshatin Ramun e dy i ka në afersi të Fushë Kosovës. Nji mik i joni me ka thanë se ai i ka tregue se prej se i ka hap ato asht ba i pasun. Gjithçka pa pague tatim në fitim, gjithçka ilegalisht dhe shteti heshtë. Hesht shteti se aty shpesh frekuentojnë edhe vetë pushtetaret. Këtë dukuni bizare sot se ceku asnji deputet i Parlamentit. Sot deputetet derdhshin lotë krokodili per vajzen viktimë e perdhunimit në Drenas.
            Tash per fund pak fjalë per deputeten Xhevahire Izmaku. Zonja deputete ti shprehe shqetsimin tand se rasti i Derenasit paska marr dhenë dhe se gazetat franceze paskan shkrue per rastin e kjo sipas teje do e zbej imazhin e Kosovës në arenen nderkombëtare. Jo e nderuara zonja Izmaku aspak mos u shqetso se per këtë rast aspak nuk zbehet imazhi i Kosovës sepse edhe në Francë e edhe kudo tjetër kan ndodhë, ndodhin dhe do ndodhin raste të tilla. Imazhin e Kosovës e keni zbeh dhe perditë e ma shumë po e zbehni juve të zgjedhunit e popullit që ja ndryshuet pamjen Kosovës , që e bastarduet arsimin, gjyqësorin, sportin , kulturen, shendetsinë dhe gjithcka tjeter sespe kështu juve të pushtetit po jetoni ma mirë per veti. Merru me dobësitë e juve deputetve që i keni e mos u ban merak per ate se çka do mendojnë francezet per Kosovën shkaku i rastit në Drenas. Unë bukur shumë u befasova me fjalorin tand zonja deputete Xhevahire Izmaku sepse terthorazi edhe ti gati si ata hoxhallaret dhe islamiket tjer fajin per rastin u mundove me ja hudhë edhe vajzës së dhunueme.
Borgenhaugen: 08.02.2019

-Për Limit.al nga Norvegjia, 8 Shkurt 2019-