Toka nuk është sferike. Diametri që bashkon polet është 12.714 kilometra, ndërsa ai që kalon përmes ekuatorit është 12.756 kilometra.

Toka vijon të “rritet”. Çdo 10 vjet ajo zmadhohet me 7 milimetra. Mendohet se kjo vjen si pasojë e shkrirjes së akujve.

Kur është formuar 4.6 milion vite më parë, një ditë natë tokësore ishte 6 ora. 620 milion vite më parë ajo ishte 21.9 orë dhe aktualisht ajo vijon të zgjatet me 1.7 milisekonda çdo 100 vjet.

Pangea është quajtur pllaka tektonike që në llimet e Tokës përbënte një kontinent të vetëm që më pas duke u ndarë lejoi krijimin e kontinenteve. Ka mendime se ky proces është ciklik dhe përsëritet çdo 250 milion vite, ndaj në të ardhmen e largët mund të kemi edhe një herë një superkontinent.

Gjatë erës së fundit glaciale të 1 miliard viteve të fundit, temperatura e Tokës zbriti në -50 gradë dhe ujërat ngrinë deri në Ekuator.

Zona me klimën më të thatë është shkretëtira e Atacama-s në Kili ku deri në vitin 1972, kishte 400 vjet pa rënë shi.

Fusha gravitacionale që ushtron Toka është e ndryshme në vende të ndryshme. Kjo si pasojë e ekzistencës së maleve dhe ultësirave. NASA është duke punuar për të krijuar një hartë të detajuar të kësaj fushe.

Niveli i detrave ka lëvizur gjithmonë. 18 vjet më parë ai u ul me 120 metra për shkak të ngrirjes së ujërave, por ka pasur edhe intervale kur niveli është ngritur deri në +70 më shumë se atje ku ndodhet sot.

Mendohet që pas konsumit të hidrogjenit në Diell, ky do të shndërrohet në një trup gjigand 100 herë më i madh se është sot dhe 2 mijë herë më i shndritshëm. Gjithsesi, kjo do të ndodhë pas rreth 5 miliard vitesh