Edukojini mirë VAJZAT tuaja!
Mësojuni të bëhen të zonjat e vetes!
Mësojuni se rruga për t’u bërë të ndershme kalon përmes zemrës.
Mësojuni se nuk është nevoja të shkurtojnë fundin në kthesën e parë sapo dalin nga shtëpia, mësojini se mund të veshin ç’të duan. Mësojuni se parimet dhe normat qëndrojnë në tru.
Mësojuni se dashuria dhe xhelozia janë dy gjëra krejt të ndryshme. Mësojuni se është gjë e bukur kur dikush bëhet xheloz për ty, por është gjë e keqe dhe e shëmtuar mos të t’respektojnë…

Edukojini mirë DJEMTË tuaj!
Mësojuni të tregojnë respekt për gjininë tjetër.
Mësojuni se femra që kthehet vonë në shtëpi nuk po “kruhet”.
Mësojuni se një femër mund të t’mbështetet mbi sup dhe të t’përqafojë si mik.
Mësojuni se të dashurosh do të thotë të vlerësosh.
Mësojuni se që t’i dalësh zot dikujt nuk do të thotë se është prona jote.
Mësojuni se nuk janë pëlhurë e rrallë indiane, se edhe nëse mendojnë se janë të tillë nga ajo pëlhure shami për të fshirë hundët prodhohet.
Mësojuni të mos nënçmojnë askënd!

Por, që të gjitha këto, mësojuani që prej fëmijës së vogël që gjendet brenda jush!