“Rusia nuk është kazan plehërash”. Nën këtë moto mijëra vetë në 26 rajonet kryesore të Rusisë, protestuan kundër politikës së Kremlinit për ambientin. Ata i kërkuan qeverisë që të respektojë ligjet që ka nxjerrë dhe të kujdeset për pastrimin e plehërave në përputhje me mbrojtjen e ambientit.
Njerëzit dolën në rrugë në Shën Petërsburg, Moskë, Jekaterinburg, Omsk, Krasnojarsk ose Jaroslavl dhe protestuan kundër politikës shtetërore të ambientit.
Në Novosibirsk, demostruesit kritikuan eliminimin jo siç duhet të mbetjeve në ndërtime, të ngarkuara me lëndë të dëmshme.
Ata kërkojnë futjen e ndarjes së plehërave sipas rregullit dhe siç duhet. Ata akuzuan zyrtarët lokalë se nuk respektojnë rendin dhe ligjin. Pjesa më e madhe e demostruesve nuk presin që situata të përmirësohet. Por ata dolën në rrugë të protestojnë, megjithëse temperaturat ishin në minus 30 gradë.
Moska i pastron plehërat e veta në kurriz të qyteteve të tjera. Një pjesë dërgohet 1200 kilometra larg në veri, në qytetin Archangelsk. Edhe atje njerëzit dolën të demostronin. E njëjta gjë vlen edhe për qytetin e vogël Koloma, rreth 100 kilometra në juglindje të Moksës.