Nga Shpend Nikoçi
Në gjendjen aktuale në të cilën ndodhen, është e domosdoshme për t’u kryer ripërtëritja e pemëve të gështenjës. Kjo ripërtëritje paraqet shumë vështirësi, pasi është operacioni me shkallen më të lartë të vështirësisë fizike, të shkallës më të lartë të rrezikshmërisë së shëndetit dhe jetës së punëtorëve që marrin pjesë në operacion pasi për tu kryer ky operacion rinovimi kërkon detyrimisht ngjitjen në lartësi të pemëve, kërkon një kualifikim të lartë tekniko-profesional dhe një trajnim për sigurimin teknik dhe mbrojtjen nga aksidentet në punë, kërkon një organizim perfekt të operacionit dhe një drejtim teknik të profilizuar.
Eekosistemi agro-pyjor i gështenjës Tropojë, si të gjitha gështenjat ne botë ndodhet i kërcënuar. Disa nga faktorët që e kërcënojnë janë: – sëmundjet fungale, dëmtuesit dhe bimët parazitare dhe gjysëmparazitare, nga faktorët natyror, si furtunat, erërat, stuhitë, bora e akulli aktiviteti i pa përgjegjshëm edhe i pa kontrolluar i komunitetit, nga prerjet e paligjshme, nga zjarret, si dhe përballja me mungesën e një drejtimi teknik dhe të specializuar të këtij ekosistemi.
Për të realizuar një produktivitet mesatar të frutave dhe lëndës drusore të gështenjës dhe me një cilësi të dëshirueshme, gështenja duhet të trajtohet sipas metodave të njohura agro- silvikulturore, duke i kryer shërbimet e nevojshme kulturale, duke bërë luftimin e sëmundjeve dhe dëmtuesve, duke e mbrojtur atë nga prerjet abuzive dhe nga zjarret, por kryesorja është drejtimi i ripërtëritjes natyrore i orientuar drejt përmirësimit gjenetik duke favorizuar specien vendore me vlera të larta gjenetike, për të rikthyer dominimin e species së vjetër në masivin natyror të Tropojës.
Rehabilitimi i pemëve tradicionale të gështenjës kërkon një studim të zgjeruar të të gjithë pemëve në terren, në mënyre që në operacionin dendrokirurgjikal të përfshihen të gjitha pemët e kultivarit tradicional , në mënyrë që të aktivizojmë një zhvillimin më të shpejtë vegjetativ, që të rikuperojmë prodhimin e frutave në një periudhë sa më të shpejtë në pemët tradicionale të prodhimit të frutave.
Pronarët që nuk ofrojnë bashkëpunimin, kujdesin dhe ndihmën e duhur, nuk sigurojnë mbrojtjen e pemëve nga dëmtimet, bimët parazitare dhe zjarret, bëhen vet shkaktar të humbjes së trashëgimisë gjenetike të kultivarit tradicional.
Shumica e fermerëve të gështenjës gjatë takimeve të zhvilluar në fshatra , janë njohur me projektin e shoqatës, pavarësisht nga një frikë dhe pasiguri në fillim, tani e kanë kuptuar se formalizmi i ekosistemit, dhënia e një statusi mbrojtje, hartimi i një draft-ligji të personalizuar për gështenjën dhe krijimi i një drejtorie të shërbimit teknik të ekosistemit, është veprimi më i domosdoshëm dhe vendimtar për rehabilitimin e kashnjeteve të gështenjës dhe fermerët janë shumë të kënaqur me këtë projekt, si metoda e vetme e njohur për rehabilitimin e ekosistemit. Ata fermerë që kanë marrë pjesë në takimet që janë zhvilluar në fshatra, janë të vetëdijshëm për shërbimet kulturore dhe sanitare që pemët e tyre kanë nevojë tu kryhen.
Gjendja administrative dhe juridike e ekosistemit
1- Ky ekosistem është prone informale. Nuk është i regjistruar në regjistrin e pronave të pa luajtshme te qeverise Shqiptare në asnjërën nga format e pronës.
2- Nuk ka të zgjidhur statusin e pronës! Historikisht ka qenë prone private, duke përjashtuar 40 vitet e sistemit monist që u shtetëzua.
3- Nuk ka një strukturë të përgjegjshme administrimi dhe drejtimit teknik të ekosistemit.
4- Nuk ka një plan menaxhimi, dokument teknik dhe hartografik dhe plan zhvillimi që menaxhon dhe zhvillon masivin në mënyrë të integruar.
5- Nuk ka një ligji të personalizuar që drejton, zhvillon, planifikon ekosistemin dhe rregullon marrëdhëniet mes tij dhe komunitetit.
Gjendja bio-patologjike e ekosistemit
Pemët që përbëjnë masivin e Tropojës ndodhen ne gjendje shume të rënduar biologjike dhe patologjike për arsyet e mëposhtëm:
1- Për shkak të sëmundjes së kancerit të lëvores, sëmundjeve dhe dëmtuesve të tjerë dhe bimëve parazitare dhe gjysmë parazitare.
2- Për shkak te dëmtimeve nga faktorët natyror të motit, si akulli, bora, stuhitë etj.
3- Nga degradimi biologjik natyror për shkak të moshës.
4- Nga agresiviteti dhe sjelljet e pa kontrolluara dhe aspak miqësore të njeriut, si dhe zjarret e vazhdueshme.
Fermerët e sotëm, brezave të ardhshëm do t’u lënë trashëgim zabele me prejardhje nga cungjet, cungishte me rendiment disa here me te ulët, këto pemë me prejardhje nga cungjet do të jetojnë dhjetëra here më pak, me një cikël prodhimi disa here më i shkurtër, me rendiment të prodhimit të frutave shume të ulët, me cilësi dhe madhësi te frutave shumë herë më i ulët.
E keqja e madhe është se ata nuk e kuptojnë dhe shteti nuk çon një specialist ti informojë. Që nga viti 1990 nuk është kryer asnjë shërbim kultural apo sanitar, asnjë mbrojtje dhe përkujdesje ndaj kashnjetëve.
Kërcënimet dhe rreziqet për gështenjën!
Sëmundja e kancerit të lëvores shkaktuar nga Cryphonectria parasitica, si dhe dëmtues të tjerë dhe bimët parazitare dhe gjysëmparazitare.
Gjendja biologjike dhe fito-patologjike e pemëve të vjetra që përfaqësojnë vlerat gjenetike të kultivarit autokton gjendet e rënduar aq sa ka arritur nivelin kritikë të tolerancës përtej të cilit, po vazhdoj degradimi me këtë ritëm, brenda një periudhe te shkurtër dëmi bëhet i pakthyeshëm dhe pasojat të pa rikuperueshme.
Ka evoluar me përparësi konvertimi në cungishte duke ndryshuar klasifikimin silvikulturor të ekosistemit nga TRUNGISHTE ( Kashnjet – Pemishte natyrore e kultivuar ) – në CUNGISHTE që po humbet statusin e prodhimit të frutave dhe njëkohësisht edhe trashëgiminë gjenetike të kultivarit vendor.
Avantazhi dhe përfitimet
Rehabilitimi i përgjithshëm dhe i qëndrueshëm i pemëve, sjell një përmirsim të gjendjes biologjike dhe patologjike të pemëve dhe si rezultat edhe një rendiment prodhimi më të lartë dhe me cilësi të frutave në rritje.
Disavantazhet
Në tre vitet e para bie prodhimi frutave dhe nga ndërhyrjet dendro-kirurgjikale shtohet sasia e materialit drusor në sipërfaqen e tokës që përveç zënies së sipërfaqes së tokës, krijon mundësi infeksioneve dhe rrezik i shtuar i shfaqjes së zjarreve, si dhe duhet të menaxhohet zhvillimi i tepruar i vegjetacionit në tokë për shkak të krijimit të hapësirave dhe ndriçimit të plotë.
Penalitetet që kanë patuar ekosistemi dhe fermerët nga informaliteti
Duke qenë në vakum ligjor tash 28 vjet, pa status, në informalitet, ekosistemi dhe pronaret e tije nuk mund të përfitojnë:
a). Subvencione nga Shteti për mbështetjen me fonde për fermerin.
b). Fonde investimesh nga donator vendor dhe ndërkombëtar, nga organizata, individë vendor dhe qeveri te vendeve te ndryshme.
c). Nuk përfiton administrim, drejtim teknik, nuk i kryhen shërbime kulturor, luftim sëmundjesh, mbrojtje nga dëmtimet dhe zjarret hartimin e dokumentacionit hartografik dhe planeve të menaxhimit etj.
Pse duhet të ketë mbrojtja të veçantë për gështenjën
1- Për ta ruajtur si rezervë biologjike riprodhuese për të siguruar vijimësinë e trashëgimisë gjenetike të kultivarëve vendor.
2- Për të ndërprerë konvertimin në cungishte për të ruajtur parametrat silvo-teknik te ekosistemit.
Gështenja është në listën e kuqe të specieve të kërcënuara nga IUCN “Bashkimi Ndërkombëtar Për Mbrojtjen e Natyrës” dhe për këtë arsye në të gjitha vendet ku ajo kultivohet ju ka kushtuar vëmendje e veçantë, është shpallur “Specie në Mbrojtje” dhe po menaxhohet me shumë kujdes për të ruajtur trashëgiminë natyrore të sajë pasi në disa vende janë humbur kultivarët tradicional. Për shkak të sëmundjes, gështenjat e Evropës janë në karantinë dhe për pasojë rregullat karantinore, diktojnë që të gjitha aktivitetet që kryhen në gështenja, si prodhim e transport fidanësh të kryhen nga persona të licencuar, kryerja e shërbimeve kulturore e sanitare dhe trajtimet teknike, nga persona të licencuar dhe të pa pajisur me “Librezë Sanitare” si dhe lëvizje nga kashnjeti dhe transporti i materialit drusor i jetë i shoqëruar me “Certifikatën e Origjinës dhe të pastërtisë patologjike”.
Ripërtëritja e pemëve me synim përmirësimin gjenetik
Ripërtëritja e pemëve duke synuar përmirësimin gjenetik bëhet e mundur nëpërmes shartimit i cili krijon mundësinë e krijimit të një pemishte të re nga pemët e vjetra të gështenjës së degraduar ose pemë te çiftuara Organet e infektuara dhe të thara të kurorave shkurtohen dhe dy, apo tri vjet më vonë zgjidhen dhe shartohen 4 – 6 llastarë duke ruajtur hapësirën ajrore dhe duke menaxhuar formën e kurorës së pemës së re që mendojmë te krijojmë. Kjo teknikë bën të mundur futjen e varieteteve të zgjedhura dhe të krijojmë pemishtet homogjene. Pemët fillojnë të prodhojnë 3-4 vjet pas shartimit.
Pse kërkohet të zgjidhet teknika e shartimit?
Kur propozohet kjo teknikë?
Kjo është një metodë teknike gjithnjë e më shumë e këshilluar. Kur pema është shumë e dëmtuar nga degradimi si pasojë e sëmundjeve, faktorëve natyror apo nga degradimi biologjik natyror për shkak të moshës.
Kur diversiteti gjenetik i kultivarëve të gështenjave është shume i lartë dhe larmia e prodhimit te frutave ka ndryshueshmëri të pa pranuar me kultivarët tradicional
Renovimi me metodën e shartimit është alternativa më ekonomike dhe me koston më të ulët pasi krijon mundësinë të përfitosh nga rrënja ekzistuese kohen që i nevojitet pemës nga mbjellja deri në frutifikim. kjo mund të arrihet me një impenjim dhe përkushtim të fortë të pronarit i cili do të duhet ta kontrollojë rregullisht kashnjetin të paktën një herë në muaj, gjatë 4 viteve:
Alternativa të tjera të njohura të rinovimit të kashnjetëve
Në Varësi të gjendjes bio-patologjike të kashnjetëve, pronarëve, nga specialisti mund tu rekomandohet të zgjedhin në se duan një pemishte të gështenjës gjenetikisht të pastër për të krijuar një kashnjet apo kanë një përzierje të varieteteve të dy lloje: pemë gështenje tradicionale që qeveriset si pemishte natyrore e kultivuar me statusin e prodhimit, destinacioni – Prodhim frutash, apo një cungishte që mund të qeveriset si cungishte për prodhimin e lëndës drusor.
Zgjidhjet e propozuara
Detyrimisht para se të vendosim për formën dhe mënyrën e rehabilitimit duhet të studiojmë strukturën gjenetike të pemëve, në mënyre që në varësi të strukturës gjenetike të përcaktojmë metodën më të suksesshme të rehabilitimit. Është e pa vlerë dhe e padobishme të ndërmerren shërbime rehabilituese e sanitare me shkurtime të mëdha në ato ngastra ku pemët e këtyre ngastrave kanë prejardhje llastarore, apo kanë ndryshueshmëri të paarritshme, me kultivarin tradicional të prodhimit të frutave.
Përdorimi i lëndës drusore të gështenjës për djegieje ka një reputacion të keq për shkak të vlerës së tij kalorifike më të ulët se e lisit, dhe veçanërisht për shkak se ajo “shpërthen” duke e kufizuar përdorimin në ambiente të hapura, megjithëse mbetet një dru zjarri i njohur dhe gjerësisht i përdorur.
Krasitja e klasit të tretë e pemëve me dëmtim të rëndë , konsiderohet si një nga zgjidhjet më të përshtatshme dhe të mundshme, gjithmonë me dakordësinë e pronarëve për të mbajtur pemët e mëdha në moshën e tej plakjes në jetë dhe produktivitet deri sa të realizohet sigurimi i materialit biologjik riprodhues për trashëgiminë gjenetike të kultivarit tradicional. Pas dështimeve të përsëritura në të kaluarën në disa vende evropiane, disa njerëz mbeten skeptikë për përfitimet e kësaj metode. Megjithatë, me kalimin e kohës teknikat janë përmirësuar, dhe gjithnjë e më shumë është shtuar besimi i njerëzve tek kjo teknikë e rinovimit.
Kush mund ta realizojë këtë shërbim për gështenjën?
Për të siguruar trashëgiminë gjenetike të kultivarit tradicional detyrimisht duhet të rehabilitojmë pemët e vjetra në të cilat gjendet materiali biologjik riprodhues për rikthimin e kultivarit tradicional.
Shoqata “Gështenja e Tropojës” bazuar në metodat e njohura tekniko-shkencore, në përvojën e vendeve Evropiane dhe në gjendjen reale të ekosistemit, ka përzgjedhur alternativen e moderuar dhe me koston më të ulët dhe ka hartuar projektin e rehabilitimit të ekosistemit që konsiston në:
1- Hartimin e planit te zhvillimit perspektiv për rikthimin e kultivarit tradicional.
2 – Hartimi i studimit biomorfologjik e hartografik dhe propozimi për dhënien e statusit të mbrojtjes së këtij ekosistemi, shoqëruar me draft ligjin e personalizuar për ekosistemin e gështenjës Tropojë.
Realizimi i këtij projekti kërkon detyrimisht kryerjen e operacioneve dendro-kirurgjikale dhe fito-sanitare me ngjitjen në lartësi të pemëve për kryerjen e këtyre punimeve të klasifikuara si:
A – Operacioni dendrokirurgjikal me shkallen me të lartë të vështirësisë fizike; pasi detyrimisht duhet të operohet në kurora në lartësi të pemëve dhe vetën një numër i kufizuar i fermerëve mund ta realizojnë këtë operacion.
B – Operacioni me shkallen më të lartë të rrezikshmërisë për shëndetin dhe jetën e punëtorëve që marrin pjese ne operacion;
C – Operacioni që kërkon trajnim sublementar dhe monitorim rigoroz për standardin teknik dhe zbatimin e kushteve te sigurimit teknik dhe të mbrojtjes nga aksidentet në punë.
Subjekti që pretendon zbatimin e projektit merr përgjegjësinë afatgjatë të rikthimit te kultivarit tradicional, vlerësimi përfundimtar i të cilit bëhet pas dy dekadash.
Ky operacion duhet të udhëhiqet nga një organizëm me një personel inxhiniero – teknik me kualifikimin dhe përvojën e duhur, që i njeh kompetencat teknike dhe përgjegjësitë ligjore për ta zbatuar këtë projekt rehabilitimi, i cili parashikon ripërtëritjen e pemëve të vjetra për të siguruar materialin riprodhues, për të vijuar trashëgiminë gjenetike të kultivarëve tradicional, duke ju kryer shërbimet kulturore dhe higjienike si dhe luftimin e sëmundjeve dhe bimëve parazitare.
Mundësitë për të promovuar zhvillimin e gështenjës
Gështenja është pema më produktive që mbulon një hapësirë të konsiderueshme mbi rruzullin tokësor, që kufijtë kohor të përhapjes së sajë nuk kanë arritur të regjistrohen nga njeriu. Kjo dëshmon se kjo pemë është e instaluar që nga antikiteti, aq herët sa njerëzit nuk dinë të tregojnë për epokën e shfaqjes së gështenjës, por vetëm përmendet nga legjendat se kjo pemë ishte shpëtimtare e njerëzimit në te gjitha luftërat rajonale e botërore dhe vitet me thatësirë që nuk bëhej buka.
Ripërtëritja dhe mirëmbajtja e gështenjës duke rehabilituar organet e pemëve nga sëmundjet dhe bimët parazitare dhe gjysëmparazitare, shoqëruar me kurimin me medikamentet e nevojshme si dhe pastrimin rutinë të tokës, duke dezinfektuar me solucion kërpudha vrasës gjithë mjedisin eko-biologjik, kryerja e shërbimeve agro-teknike të asistuar teknikisht, hulumtimi dhe njohja e evoluimit të sëmundjeve nëpërmes eksperimentimeve shkencore si dhe parandalimi dhe mbrojtja nga zjarret, sot janë të njohura dhe të arritshme. Megjithatë, asgjë nuk mund të arrihet pa pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të pronarëve dhe dakordësinë e dyfishte të tyre dhe të qeverisjes vendore. Për të realizuar punën rinovuese, është e nevojshme të përdoren njohuritë e specialistëve, kur ato ekzistojnë, si dhe përvoja e vendeve fqinje që e kanë përjetuar këtë degradim të gështenjës.