Tenisti serb Novak Djokoviç sot më lehtë se sa pritej e mposhti njërin nga rivalët kryesorë, spanjollin Rafael Nadal në Australian Open.
Finalen e turneut të parë Grand Slam të sezonit në Melbourne u luajtën tenisti i parë dhe i dytë i botës, Djokoviç dhe Nadal, ku dueli i ndërsjellë prej vitesh mes tyre quhet ndeshja më e mirë i “sportit të bardhë”.
Djokoviç në ndeshjen e 53-të me Nadal hyri me dy fitore dhe në fund fitoi 3-0 në sete (6:3, 6:2 dhe 6:3).
Tenisti numër një në botë Djokoviç e hapi ndeshjen dhe setin e parë e vendosi në favor të tij 6:3. Në vazhdën e ndeshjes, Nadal nuk mundi të gjejë një zgjidhje për lojën e Djokoviçit.
Finalja e sotme është një përsëritje e finales epike e vitit 2012, e cila mbahet në mend si një nga ndeshjet më të mira në epokën e Open.
Djokoviç fitoi sot titullin e 7-të rekord të Australian Open dhe të 15-in Grand Slam. Nadal fitoi 17 Grand Slam në karrierën e tij ndërsa në Australi ishte fitues vetëm në vitin 2009.AA