Kërkimet për sulmuesin argjentinas të zhdukur, Sala, mesfushori francez dhuron një shifër të pabesueshme parash

Avioni i humbur me në bord sulmuesin argjentinas, Emiliano Sala, shtangu të gjithë opinionin sportiv. Pas disa ditë kërkimesh në kanalin e La Manshit, ku dhe raportohet se mund të ketë rënë avioni i vogël, policia i ka ndërprerë kërkimet.

Gjithsesi, familja e Sala do me çdo kusht që kërkimet të rinisin, për të gjetur trupin e tij, dhe të pilotit që ishte në bord. Ata kanë nisur një peticion online, dhe të gjithë mund të dhurojnë para për të financuar kërkimet private për lojtarin.

Pas N’golo Kante, që financoi vetë që kërkimet të mos ndaleshin, diçka të tillë e ka bërë edhe mesfushori i PSG, Adrien Rabio. Ai ka dhuruar plot 25 mijë euro, pothuajse sa 1/12 e shumës që nevojitet për të rinisur kërkimet.

1548518209533-475c2681354738b6f35064c857580a92c91d