Pasagjerët në trena së shpejti do të jenë në gjendje të shmangin mbipopullimin me një aplikacion që u tregon udhëtarëve se cilat vagona kanë vende të lira.
Sistemi gjithashtu u bën të mundur udhëtarëve të dinë se ku duhet të qëndrojnë në platformë për të pasur akseslehtësisht në vendet e lira dhe nëse një vagon ka vetëm vende për të qëndruar në këmbë.
I quajtur Dubbed Rail Watch, sistemi do të tregojë statusin e pesë trenave të ardhshëm që të cilët qëndrojnë në një linjë të caktuar në një stacion të caktuar dhe të ndihmojë udhëtarët të zgjedhin se tek cili ata do hipin. Përdoruesit do të shohin pesë pika që kanë të bëjnë me faktin se sa i mbushur është treni që po afrohet. Një shenjë e kuqe do të thotë plot, një ngjyrë jeshile tregon gjendjen e mundshme, dhe një e gjelbër sinjalizon për vende të lira për t’u ulur. Sistemi analizon sinjalet e telefonit celular Vodafone dhe informon për kapacitetin e trenave.
Të dhënat e grumbulluara në kohë reale aktualisht janë të disponueshme vetëm në faqen e internetit, por po punohet për të siguruar të dhëna për udhëtarët para se të kalojnë në aplikacion. Aplikacioni gjithashtu do të ketë veçori dhe të dhëna shtesë duke përfshirë popullimin nga vagoni në vagon, dhe ku njerëzit duhet të qëndrojnë për të maksimizuar shanset e tyre për të hyrë. Ata gjithashtu do të shohin të dhëna për të vlerësuar se ku njerëzit kanë më shumë gjasa të dalin duke shikuar modelet e përgjithshme të sjelljes.
Për momentin aplikacioni mund të vlerësojë vetëm kapacitetin e përgjithshëm në tren, por është duke punuar për të informuar udhëtarët saktësisht se cilat vagona kanë vende. Krijuesi i sistemit tha se analiza e hershme kishte treguar se sistemi kishte një normë saktësie prej 89 përqind. Shifrat treguan se pothuajse 150,000 njerëzve u duhej të qëndronin në trenat në Londër gjatë kulmit të mëngjesit në vitin 2017. Analiza e kryer gjatë këtij muaji pretendonte se 10 itineraret më të mbipopulluara të trenit funksiononin me 187 për qind të kapacitetit të tepërt.