Kolanës së librave mbi të drejtat e grave i është shtuar një titull i ri i Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, i përgatitur nga Argita Berisha-Malltezi, Jonida Rrustemaj dhe Armela Kromiçi, që flet mbi të drejtat e bashkëshortes në shoqëritë tregtare që janë pasuri e përbashkët e krijuar gjatë martesës, ndonëse janë regjistruar vetëm në emër të bashkëshortit.

Botimi me titull “Të drejtat e grave në shoqëritë tregtare që janë pjesë e bashkësisë ligjore”, përmban prezantimeve në dy workshop-et e organizuara mbi këtë temë nga pedagogë të FDUT dhe ekspertë të huaj, figura të njohura të botës akademike dhe të praktikës, duke synuar t’u japë përgjigje shumë problemeve të tilla nën këndvështrimin e legjislacionit shqiptar dhe disa legjislacioneve të huaja të ngjashme me të.