Besojmë e keni vënë re se dukeshat Meghan Markle dhe Kate Middleton pothuajse gjithmonë e mbajnë çantën në të majtë. Arsyeja ka të bëjë me protokollin, por është gjithashtu një çështje praktike!
Por përgjigjia qëndron edhe tek protokolli.
Eksperti i etiketës mbretërore Myka Meier me një post që tregon Lady Diana-n me çantën gjithmonë në të majtë, e shpjegon këtë.
Ndryshe nga rregullat e tjera strikte të mirësjelljes, për të mbajtur çantën në anën e majtë ka një arsye kryesisht praktike, që të lënë dorën e djathtë të lirë për të përshëndetur, shtrirë duart dhe bërë gjestet që (padyshim) Kate Middleton, Meghan Markle dhe gra të tjera në familje mbretërore, përfshirë Mbretëreshën Elizabet, i bëjnë shumë shpesh në daljet e tyre publike.