Sot, më 23 janar, u mbushën 103 vjet nga vrasja Isa Boletinit në Podgoricë prej forcave shoveniste të Malit të ZI. Isa Boletini konsiderohet një ndër figurat më të rëndësishme të historis sonë kombëtare, i cili në krye të kryengitësve shqiptarë luftoi kundër forcave Osmone, serbe e malazeze për çlirimin e Shqipërisë etnike.
Lufta dhe qëndresa e Isa Boletinit, i cili njihej edhe jashtë Ballkanit, për çlirimin e Shqipërisë etnike, ka qenë motiv për të gjitha breznitë që erdhën pas. Vepra e tij ka mbajtur gjallë për kaq kohë idealin për lirinë e Kosovës dhe të viseve të tjera shqiptare.
Boletini, vendlindja e tij, sot duhet të jetë një motiv shumë më i madh për të gjithë ne. Është koha kur duhet të veprojmë së bashku për interesat e përbashkëta kombëtare, ashtu siç kishte vepruar Isa Boletini dhe shokët e tij në një kohë shumë të vështirë.
New York, 2019