Receta e ditës/Biskota me ullinj

Përbërësit:

500gr miell
1 gotë uji lëng portokalli
1 gotë uji vaj misri
250 – 300gr ullinj jeshil të mbushur
pak piper

Përgatitja:

Hedhim të gjithë përbërësit në mikser (përveç ullinjve) dhe i përziejmë ato shumë mirë deri sa të bëhet një përzierje uniformë. Bëjmë sfera të vogla brumi në mes të të cilave vendosim nga një ulli. Biskotat i pjekim në furrë në 180 gradë.
Në vend të ullinjve mund të përdorim edhe mbushje të tjera.