Cikël poetik nga Lulzime Gjyriqi

 

“Andrra e masditës”

 

Me mujt me kan edhe un ashtu me ty

Si ajo çika që çdo masdite e shoh nëpër qytet

Ajo pshtet kryet mi supin e tij

Ai I kallzon për jetën, i flet e i flet….

 

Më pas edhe un çka me kujtu si ajo

Shëtitjet e mramjet kur mke majt për dor’

Po un smuj i fshij andrrat e tua për shërim

N’at rrug që baje, aq pak metra katror

 

Me kan sapak me kthy kohën

E me mujt me kriju ni kujtim

N’ni rrug me kalldrëm, me gur a qoshe

Me ec përkrah edhe un me babin tim…

 

Me e dit at ndjesin se je e sigurt

Kur përkrah ki shtyllën ma t’fort

Me dit si asht me jetu me të

Me t’msu e me dit çka t’pret n’ket bot’

 

Me mujt me kan edhe un ashtu…

Si ajo çika që çdo masdite e shoh nëpër qytet

Ajo pshtet kryet mi supin e tij

E un bie në andrra, ku ti më flet, më flet….

 

 

“N’prehnin e nanës”

 

M’vjen era nan’ e pshtetem n’kraht e tu

Ku dora jote amel flokt, mir mi shkon

E thijat n’ato flok që mkan rrit shtatin mu

Bardhsi e ftyrs tane që shpirtin fort ma gzon

 

Atyn’prehnin tan, moj nan ku bjen qetsia

Aty ku merr er’ jeta e zemra nin dashni

I amli zani jot m’kthen në dit t’mia

M’kthen n’koh mrapa sa vite n’fmini

 

Ater kur ti moj nan m’knojshe kang djepi

Pa fjet e e rropatun, hiç nuk nijshe ran

E hanë e yje mi ki ul rreth djepi

Ambël mki përkun, sa gjumi me m’zan

 

M’vjen era jote e pshtetem n’kraht e tu

Sa her lodhem, mërzitem prej flliqsive t’ksaj bote

E tanahert marr rrugën, tanaheret vi

N’prehnin tan moj nan, …..ah m’pret dora jote!

 

 

“Goja nan’ dy her nuk thot”

 

Me e mat dashnin sa jeta e me mledh t’mirat tan ka jan

Me e shkru prap qysh a nis bota, prap kish nis me emnin nan’

 

N’prehen t’saj si n’drit të synit, amël shkon e amël vjen

Tan dashnin e zemrës nanës kun se gjan, as gja s’ta kthen

 

Me e mat dashnin sa jeta, sa qerpiki që lot shtrëngon,

Me ju lut tan bots e shkreta…goja nan dy her nuk thot!

 

“I shkruej dashnisë…”

 

I  shkruaj dashnisë për ty e bën ftohtë

Si erdhi kështu ky dimër me acar

Flokë-kredhur hidhet krenare kjo borë

E mbulon ditë…e ditë pa të parë

 

Zuni me ra sivjet borë e madhe

E kuturu u mbyllën shtigjet si për dreq

Çdo natë i këndova mungesës së dashnis së madhe

Ku je…ku të zuni vallë ky mot i keq

 

Me mendje bana, eh..rrugë të gjatë

Mes bredhash, as lisash s’të gjeta dot

S’të ndolli as kanga e dashnisë së madhe

As s’po të gjej, as s’të lë dot…

 

Valle ç’paske kenë kështu,

S’gjendesh në lisa, as bardhësi,

Flokë-kredhur kjo borë më sjell mall

E kënga e dashurisë më ndjell tek ti…

 

“Culahaj e vjetër”

 

Aty përnat e gjaj ni andërr

E me ta nisna, me t’a andrroj

Përkundna n’tok e m’vjen e amël

Dej n’qjell nisna me ta e shkoj

 

Culahaj e vjetër e fminis teme

Ti s’ki ndryshu, veç un jam rrit

Çdo pramje n’prehen qysh më maje

Prap kam ardh e prap mki prit

 

Përkuni andrrën prap dej n’yje

E çoj n’qjell me gzim e gaz

E prap nisoj hanës i baj lutje

Ah n’fmini, koha po kthehet mas

 

Aty jam sot e andrrën e përkuni,

Si ater kur kujtojsha që n’yje rri,

Un jam rritë dhe andrra tash asht tjetër,

Ah culahaj e vjetër…sot prap po nihna fmi…

 

Tropojë, Janar 2019