Formacioni më i mirë nën 25 vjeç, në listë edhe një lojtar i Shqipërisë

I cilësuar si një ndër portierët më të mirë të Seria A, Thomas Strakosha është përzgjedhur edhe si portieri më i mirë i vitlindjes 1995. Në një skuadër me 11 lojtarët më të mirë është edhe gardiani shqiptar, i cili ka lindur më 19 mars të vitit në fjalë.

Në përshkrimin e djaloshit shqiptar shkruhet se ai është djali i portierit të madh Foto Strakosha dhe Thomas është në hapat e të atit, duke bërë edhe më mirë se ai madje, pasi aktivizohet në një skuadër të madhe si Lazio dhe perspektiva për 23-vjeçarin është e lartë.

Ja skuadra me 11-shen më të mirë sipas medies italiane Fantagazzetta. Në këtë listë është edhe Romagoli i Milanit, Kieta Balde i Interit, Piatek i Genoas dhe Milinkovic-Savic i Lazios.

Ndërkohë është krijuar edhe lista me 11 lojtarët më të mirë, këtë herë të vitlindjes 1997. Në krye të tyre është Gabierl Jesus i Manchescter City, Dembele i Barcelonës, Rashford i Manchester United. Nuk mungojnë as Chiesa, Barella, Bentacour e de Jong.