Parlamenti i Britanisë votoi sot kundër marrëveshjes së BREXIT-it, që qeveria e Kryeministres Theresa May negocioi me Bashkimin Europian.
Ligjvënësit votuan me një shumicë dërrmues votash, 432 kundër me 202 pro marrëveshjes.
Zonja May e anuloi një votim të mëparshëm që ishte në plan për në dhjetor, kur u pa qartë se ajo nuk i kishte votat e mjaftueshme për miratimin e marrëveshjes.
Si ligjvënësit që e mbështesin, edhe ata kundër BREXI-it, nuk janë dakord me kushtet e marrëveshjes.
Britania është në plan të largohet nga BE-ja pas 73 ditësh dhe kryeminsutrja May ka afat deri të hënën të sjellë një Plan B në Parlament. Por udhëheqësi i Partisë Laburiste të opozitës Jeremy Corbyn, bëri thirrje menjëherë që qeveria aktuale të përballet me një votë mosbesimi.
Disa ligjvënës kanë propozuar mbajtjen e një referendumi të dytë, si ai i vitit 2016, që i hapi rrugën Britanisë drejt largimit nga Bashkimi Europian. Të tjerë duan që kontrollin e procesit të BREXIT-it ta marrë nga zonja May dhe kabineti i saj, Parlameti britanik.