Cilat janë 25 vendet më inteligjente në botë?

Cilat vende kanë dhënë ndihmesën më të madhe në avancimin e species sonë? Cilat vende kanë sistemin më të mirë arsimor? Cilat vende mund të mburren që qytetarët e tyre kanë koeficientin më të lartë të inteligjencës?

Vouchercloud është përpjekur t’i japë përgjigje këtyre pyetjeve, duke krijuar klasifikimin e 25 vendeve “më inteligjente”.

Mbledhja e të dhënave nga analistët përfshin numrin e çmimeve “Nobel” të fituar nga çdo vend, por edhe faktorë të tjerë, që synojnë të japin një parashikim të potencialit intelektual të brezave të ardhshëm.
Klasifikimi dominohet nga vendet aziatike dhe europiane; Azia falë koeficientit të lartë të inteligjencës të regjistruar te studentët, ndërsa Europa falë çmimeve “Nobel” të fituara.

Nuk është rastësi që në krye të klasifikimit është Japonia, që shkëlqen në të gjitha fushat e marra në konsideratë. Ndërsa vende të tjera si Singapori, Hong-Kongu e Tajvani hyjnë në klasifikim edhe pse nuk kanë një kontribut të ndjeshëm në çmimet “Nobel” por falë koeficientit të lartë të inteligjencës të regjistruar te studentët.

Në vend të katërt, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbi të gjitha falë 386 çmimeve Nobel, që janë si një kundërpeshë ndaj vendit të 28 për sa i përket koeficientit të inteligjencës dhe vendit të 13 në lidhje me sistemin arsimor.

Klasifikimi i vendeve sipas çmimeve Nobel

Renditja           Vendi              Numri i çmimeve Nobel 
1 SHBA 368
2 Britani e Madhe 132
3 Gjermani 107
4 Francë 62
5 Suedi 30
6 Japoni 26
6 Zvicër 26
8 Rusi 23
8 Kanada 23
10 Austri 21
11 Holandë 20
11 Itali 20
13 Danimarkë 14
14 Norvegji 13
15 Australi 12
15 Poloni 12
15 Izrael 12
18 Belgjikë 10
18 Indi 10
18 Afrika e Jugut 10
21 Kinë 9
21 Hungari 9
23 Spanjë 8
24 Irlandë 7
25 Republika Çeke 5
25 Argjentinë 5

 

Klasifikimi i vendeve sipas Koeficientit të Inteligjencës

                    Renditja          Vendi      Koeficienti i Inteligjencës
1 Singapor 107.1
2 Kinë 105.8
3 Hong Kong 105.7
4 Koreja e Jugut 104.6
4 Tajvan 104.6
6 Japoni 104.2
7 Finlandë 100.9
8 Kanada 100.4
8 Holandë 100.4
10 Lihteshtajn 100.3
11 Zvicër 100.2
12 Mongoli 100
13 Macao 99.9
14 Estoni 99.4
15 Belgjikë 99.3
16 Australi 99.2
17 Britani e Madhe 99.1
18 Austri 99
19 Republika Çeke 98.9
19 Zelandë e Re 98.9
21 Gjermani 98.8
22 Suedi 98.6
22 Islandë 98.6
24 Francë 98.1
24 Hungari 98.1

 

Burimi: Forbes