Eminem shiti më shumë albume se çdo artist tjetër në vitin 2018

Eminemi është ende mbreti i muzikës hip-hop.

Ylli i muzikës me prejardhje nga Detroit, kishte një vit të mbarë gjatë 2018-s, shkruan ClickOnDetroit.

Ai ka dalë mirë se çdo artist tjetër, sipas një raporti të ri mbi shitjet e albumeve nga viti i kaluar.

Sipas raportit të vitit 2018 të BuzzAngle Music, Eminem shiti albume më shumë se çdo artist tjetër gjatë vitit të kaluar.

Plot 755,027 është numri i shitjeve të albumit të tij.

Chris Stapleton, Metallica, Lady Gaga, Bradley Cooper dhe Imagine Dragons rrumbullakuan top pesëshen e artistëve me albumet më të shitura.

Shitjet për albumet e mëparshme të Eminemit, e ndihmuan artistin në ngritjen e tij në vendin e parë.