Macet në një bulevard me dyqane në distriktin Muratpaşa të qytetit mesdhetar kërkojnë strehim nga temperaturat e ftohta në dyqanet në këtë rrugë, pronarët e të cilëve u ofrojnë ushqime.
Rreth 15 maca, të cilat rregullisht ulen nëpër vitrinat dhe karriget e këtyre dyqaneve, kanë tërhequr vëmendjen e klientëve myshterinjve dhe kalimtarëve të rastit.
Krahas strehimit dhe ushqimeve, shitësit po ashtu i dërgojnë macet në veterinar nëse sëmuren, ndërsa në kohë të barrës, ato trajtohen si mysafirë të përhershëm.
Ahmet Kurt (21), drejtori i një dyqani që kujdeset për macet, tha për AA se aktalisht kujdeset për dy mace në dyqanin e tij, ndërsa më parë ishte kujdesur për nënën e tyre.
“Kur mbeti me barrë, ne i ofruam një mjedis të ngrohtë, ushqim dhe ujë. Lindi katër kotele, prej të cilave njëra humbi, njëra u godit nga makina, ndërsa dy mbetën këtu, për të cilat ne kujdesemi. Njëra prej tyre shtrihet në vitrinë, kurse tjetra në karrige. Çdo mëngjes dhe mbremje janë këtu, pasi i ushqejmë”, thotë Kurt.
Ai tregon se kalimtarët vazhdimisht shkrepin fotografi kur shohen macet brenda.
Ndërkaq, Oğuzhan Türkeri (36), një tjetër tregtar, thotë se një mace e rrugës, të cilën e kanë emëruar me emrin “Karamel”, është bërë pjesë e pandashme e dyqanit të tij, pasi fillimisht e kishin strehuar brenda.
Türkeri thotë se macet i furnizon me ushqim dhe rërë dhe se ka pranuar reagime të mira nga myshterinjtë.
“Të gjithë tregtarët në këtë rrugë biznesesh i duan macet e rrugës dhe kujdesen për to. Të gjithë kanë mace në dyqanet e tyre. Ato rreziten në vitrina dhe hanë ushqimin. Edhe njerëzit përreth i duan pa kushte. Madje, disa qytetarë ofrojnë edhe ushqime”, tregon Türkeri.AA