“Lindshmëria e popullsisë italiane”, Italia, shteti që po “plaket” gjithnjë e më shumë

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Instituti i Statistikave në Itali mbi “Lindshmërinë e popullsisë italiane”, numri i të sapolindurve në Itali të regjistraur gjatë vitit 2017 (458.151 fëmijë) është një prej më të ulëtave që prej Luftës së Dytë Botërore. Një situatë e tillë as vjen e po përkeqësohet dhe për herë të parë, numri i të sapolindurve është më i vogël se ai i tetëdhjetëvecarëve (482,000 në 1 janar të 2018). Të sapolindurit gjatë vitit të kaluar janë më pak se gjysma e atyre në vitin 1965, me numrin mesatar të lindjeve për një grua në rënie, nga 2.7 në 1.3 fëmijë.

Por situata duket akoma edhe më përkeqësuar kur ne e krahasojmë Italinë me vendet e tjera të Bashkimit Europian, sepse ajo ndodhet në fund të listës, duke u tejkaluar edhe nga Greqia. Sipas të dhënave të Eurostat mbi raportin e të sapolindurve ndaj tetëdhjetëvjecarëve në 2016: në krye qëndron Irlanda me 3 të sapolindur në 1 tetëdhjetëvjecar, e ndjekur nga Republika sllovene, ajo Ceke, Zvicra dhe Britania e Madhe. Në fund qendrojnë Gjermania, Portugalia, Greqia dhe Italia.

Gjithashtu sipas një kërkimi të bërë nga Corrado Bonifazi e Angela Paparusso nga Instituti për Kërkime mbi Popullsinë dhe Politikat Sociale, nga 2015 e deri në 2015, popullsia në moshë për të punuar do të zvogëlohet në Europë në 49.3 milionë (duke marrë në konsideratë edhe ata që kanë emigrauar) dhe rreth 64,9 për qind (pa marrë në konisderatë emigrimin), pra me rreth 10,8 dhe 14,2 për qind secila.