Pretendonte se ishte sëmurë, klubi e nxjerr në merkato pas zbulimit në Instagram

Serdar Aziz do të duhet të kërkojë një skuadër të re.

Mbrojtësi turk i Galatasaray nuk ka luajtur kundër Sivasspor për shkak të një problemi në stomak. Por është kapur në Instagram, ku lojtari është shfaqur një ditë më pas me pushime në Maldive.

Një situatë kjo që nuk i ka pëlqyer aspak klubit, që ka vendosur ta nxjerrë në merkato.