JU LAÇA BEKUE

…!
…53 vjet punë
Vëllezër e motra
Për vete e familjen
Në shërbim të Zotit e Vatanit
E fillova në Qafë-Morinë
E mbylli sot në Qafë të Malit.

Respekt për të gjithë ju
Nga udhëheqja e kompanisë
Tek kolegët e vendpunës sime
Ju dua e do ju kujtoj  gjithmonë
Me pastërtinë e LAJTHIZËS
Si në këtë Ditë feste me emrin
E KRISHTLINDJES.

Nuk po dua të ju flas më gjatë
Nga zemra ju uroj me gjithë fuqi
Qofshi gjithmonë LIDER në suksese
Të gëzuar në ndërrim motmotesh
Nalt e ma nalt në çdo Vit të Ri.
…!

Lutem përJu e u dua të lumtur
Për mua të gjithë mirëmbeçi
Kurr nuk ju ndaj nga zemra:
-I juaj ISUF REXHEPI.

Tiranë, 25 Dhjetor 2018-

Isuf Rexhepi (i pari nga e djathta)