Ambasadori i SHBA-së në Kosovë Philip Kosnett në intervistën për KoSSev ka thënë se viti 2019 duhet të jetë vit i marrëveshjes gjithëpërfshirëse, por, ka shtuar, SHBA-ja nuk thotë se do të përkrahë çdo marrëveshje për të cilat merren veshe Qeveria e Kosovës dhe ajo e Serbisë.
Administrata e Trumpit po i vëzhgon ato që ne i quajmë konflikte të ngrira nëpër gjithë botën dhe thotë: „Duhet t’i trandim gjërat. Tash duhet bërë përparim”. Kështu q,ë mendoj se përkushtimi i presidentit Trump është pritur mirë në Serbi dhe në Kosovë.
Qeveria e SHBA-së beson se është momenti për bashkimin kombëtar kur të gjitha partitë duhet të përfshihen në proces, të dëgjohet zëri i të gjitha komuniteteve, përfshirë dhe zëri i serbëve pasi kjo nuk është kohë të qëndrohet anash dhe të krtiktohet”.
“Ne s’e “mbushim çekun blanko” që do të thotë se nuk themi se SHBA-ja do të përkrahë çdo gjë për të cilat pajtohen dy qeveritë”, ka thënë Kosnett.
Sipas fjalëve të tij, marrëveshja efektive gjithëpërfshirëse ndërmjet dy vendeve merr para sysh edhe brengosjen e dhe sigurinë e serbëve në Kosovë.