Sondazhi, Michelle Obama gruaja më e admiruar në botë

Ish-zonja e parë e Shteteve të Bashkuara Michelle Obama është gruaja më e admiruar në botë në sytë e amerikanëve, gruaja e parë përveç Hillary Clinton-it e cila përcaktohet si e tillë në 17 vjet, sipas një sondazhi të ri të Gallup-it.

Zonja Obama fitoi me një diferencë të madhe në sondazhin e këtij viti. Në tre sondazhe të mëparshme ajo renditej e dyta pas ish-sekretares së shtetit dhe ish-zonjës së parë Hillary Clinton.

Personaliteti televiziv miliarderja Oprah Winfrey u rendit në vendin e dytë, pasuar nga Hillary Clinton dhe Zonja e Parë aktuale Melania Trump.

Mbretëresha Elizabet e Britanisë u rendit e pesta, pasuar nga kancelarja gjermane Angela Merkel.

Për të 11-in vit me radhë ish-presidenti Barak Obama u rendit i pari në listën e burrave më të admiruar duke kaluar pasardhësin e tij, presidentin Donald Trump, i cili u rendit i dyti për të katërtin vit radhazi.

Ish-Presidenti George W. Bush u rendit i treti dhe Papa Françesku në vendin e katërt.

Sondazhi, i cili u krye gjatë këtij muaji, u kërkonte amerikanëve të anketuar të përcaktonin gruan dhe burrin që ata admironin më shumë prej çdo vendi të botës.

Lista me femrat më të admiruara të vitit 2018

Lista me meshkujt më të admiruar të vitit 2018: