Ballina Kulinari Receta e ditës/ Sallatë me kërpudha, patate dhe tranguj turshi

Receta e ditës/ Sallatë me kërpudha, patate dhe tranguj turshi

Merren 2 patate dhe vihen të ziejnë në një tenxhere me pak ujë dhe kripë.
Pasi ziejnë, i ndajmë në kubikë mesatarë dhe i vendosim në pjatën e sallatës.
Marrim 100 gr kastravecë turshi, i ndajmë në copa dhe i vendosim në pjatë.

Në një tigan hedhim pak vaj ulliri, skuqim një thelb hudhër të prerë imët, pastaj shtojmë kërpudhat e pastruara dhe të ndara në copa të holla.

I skuqim pak sa të shuhen, pastaj i vendosim në pjatën e sallatës.

Pastaj tek i njëjti tigan përgatisim një salcë të bardhë ose krem qumështi, ose panë.
Merret 3/4 gotë uji me qumësht , i shtojmë gjysëm luge çaji niseshte, i përziejmë bashkë dhe i hedhim në tiganin ku skuqen kërpudhat.

I shtojmë sipas dëshirës edhe 50 gr djathë gorgonzola ose 50 gr djathë kaçkavall të copëtuar.

Pasi ftohet pak kremi, ia hedhim sallatës sipër dhe i përziejmë të gjithë përbërësit bashkë.

I hedhim përsipër pak majdanoz të grirë imët!