“France Football” paraqet 5 formacionet më të dobëta të sezonit

Edhe këtë viti mediat sportive kanë përcaktuar pas votimit online ekipet që nuk i dhanë ndonjë gjë të madhe kampionateve respektive.

Me pesë pikë në tabelë, Chievo Verona është ekipi më i keq i pesë kampionateve kryesore evropiane. ‘France Football’ paraqet top 5 formacionet më të dobëta të sezonit.

Chievo Verona (5 pikë)

Me asnjë fitore në shtatëmbëdhjetë ndeshje, Chievo Verona është e vetmja skuadër në Top 5 kampionatet Europiane që ende nuk ka fituar. Por me tetë barazime dhe nëntë humbje, klubi veronez është ekipi më i keq i pesë kampionateve kryesore.

Huesca (8 pikë)

Me vetëm një fitore, pesë barazime dhe njëmbëdhjetë humbje, Huesca mori vetëm tetë pikë dhe është i dyti në renditjen më të keqe të sezonit në Top 5.

Frosinone (9 pikë)

Frosinone ka vetëm nëntë pikë: një fitore, gjashtë barazime dhe dhjetë humbje. Gjithashtu ka sulmin më të keq (12 gola) dhe mbrojtjes më të keqe (36 gola) të Serie A.

Fulham (10 pikë)

Kanë shpenzuar 109 milionë euro për të blerë lojtarë të tillë si Jean Michaël Seri (30 milion €), Frank Zambo Anguissa (30 milion €) ose kampioni i botës 2014 André Schürrle (hua prej 400 000 €). Megjithatë, u gjendën të fundit në Premier League me vetëm dhjetë pikë, aq sa edhe Huddersfield.

Huddersfield (10 pikë)

Me vetëm 11 gola të shënuara në tetëmbëdhjetë ndeshje, Huddersfield, 19-ta në Premier Ligë, ka sulmin më të keq të kampionatit. Vështirë të fitosh ndeshje pa shënuar gol.