A e dini se lloji i kafesë që pini ka lidhje të drejtpërdrejtë me personalitetin tuaj?

Dr. Gary L. Wenk shkruan në librin e tij “Psikologji ” se: “Kafeja më bën të ndihem mirë, sepse ajo mund të përshtatet me pothuajse çdo sistem shpërblimesh që kemi zhvilluar në trurin tonë”.

Ekziston një lidhje mes mendjes dhe lloji të kafesë që pini! 

Ja cilat janë disa prej tyre

Nëse pini ekspres, ju jeni një lider i lindur natyrshëm. Ju punoni shumë. Keni një zell natyral dhe frymëzoni të tjerët, si punë por edhe në jetën shoqërore. Natyrisht, një person që pi ekspres gëzon shijen e kafesë dhe pëlqen ti ketë gjërat e qarta dhe të drejtpërdrejta.

Eshtë i dyfishtë
Nëse pini një dopjo ekspres ju besoni tek logjika. Jeni një person shumë praktik dhe nuk jeni subjekt i fasadave si disa nga miqtë tuaj. Ashtu si njerëzit që pijnë ekspres të rregullt, ju jeni person shumë i vështirë. Kafeja ju ndihmon të përqendroheni dhe të përfundoni ditën tuaj me mënyrë të përkryer logjike!

Kafe me qumësht 
Nëse pini kafe me qumësht, mund të keni probleme me marrjen e vendimeve. Ju jeni natyrë e qetë dhe si rezultat, nuk jeni të shqetësuar për tejkalimin e çdo vendimi. Në fakt, natyra juaj është e tillë që ju mendoheni shumë dhe preferoni që imagjinata juaj ti konsiderojë të gjitha opsionet në një mënyrë të “relaksuar”. Për shkak se pini kafe me qumësht, ju pëlqen rehatia. Kafja juaj në mëngjes është vetëm një nga ato ngushëllimet e  vogla që i japin vlerë jetës suaj.

Kapuçino
Nëse pini kapuçino jeni një individ shumë i sofistikuar. Keni një stil për tu lavdëruar. Nuk jeni tipi i personit që i pëlqeni shakatë pa kripë. Ju keni një mendje shumë krijuese dhe natyra juaj sociale ju bën një mik shumë të mirë.

Kafe me akull 
Nëse pini kafe me akull, ju jeni një person shumë këmbëngulës. Keni një qëndrim proaktiv dhe nuk keni kohë për pështjellim apo dramë. Ju jeni shumë të sigurt për të shprehur mendimet tuaja. Si dikush që tërhiqet nga pija e akullt në çdo kohë të vitit, moti nuk ndikon tek ju.

Keni shumë kontroll mbi emocionet tuaja. Nga njëra anë  jeni të organizuar dhe sistematik dhe nga ana tjetër jeni pak të çrregullt./Përshtati A.Z/ Shije.al